E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Sadri Elezit, udhëheqës i Seksionit për buxhet dhe financa, fakti që komuna e Gostivarit është komuna e fundit në Maqedoni që bën rebalanc, kundrejt komunave që kanë bërë madje edhe nga 3 rebalancë, paraqet një sukses të madh
Kėshilltarėt miratuan rebalancin e buxhetit tė Komunės sė Gostivari







Këshilltarët komunal miratuan rebalancin e buxhetit për vitin 2010 Me 24 vota për, 2 kundër dhe 4 të përmbajtur.

Këshilltarët komunalë miratuan rebalancin e buxhetit të Komunës së Gostivarit, me çka buxheti i planifikuar komunal zvogëlohet vetëm për 1%. Sipas Sadri Elezit, udhëheqës i Seksionit për buxhet dhe financa, fakti që komuna e Gostivarit është komuna e fundit në Maqedoni që bën rebalanc, kundrejt komunave që kanë bërë madje edhe nga 3 rebalancë, paraqet një sukses të madh.

“Si rezultat i këtij, planifikimi i të hyrave operative dhe rrjedhëse zvogëlohet për 14%, aktivitetet e vetëfinancimit 9.5% rritje, dotacionet e destinuara rriten për 5.9%, me çka me rebalancin e konsoliduar zvogëlohet buxheti për vetëm 1%, që është dëshmi për realizimin dhe planifikimin e suksesshëm të buxhetit për vitin 2010”, deklaroi z.Elezi.

Gjithashtu këshilltarët, me shumicë votash, miratuan raportet vjetore për vitin shkollor 2009/2010 dhe programet vjetore për vitin shkollor 2010/2011 të shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Gostivarit.

Mes tjerash, në seancën XIV me radhë, sipas kërkesës së tij personale këshilltarët shkarkuan këshilltarin nga radhët e PRSD-së, Toni Efremoski për shkak të ushtrimit të funksionit drejtor shkolle dhe në vend të tij emëruan Ivanka Mançeskën, e dyta me radhë në listën për këshilltarë të kësaj partie.

Publikuar: 07.10.2010 | 18:01
Lexuar: 553 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime