Meteorologët rusë parashohin se dimri i sivjetmë do të jetë dimri më i ftohtë në Evropë dhe disa pjesë të Rusisë në 1 000 vjetët e fundit, transmeton Dnevnik.hr.
Meteorologët i referohen dobësimit të Rrymës së Golfit, e cila sjell ajër të ngrohtë nëpërmjet oqeanit Atlantik, si kundërpeshë ndaj erërave të ftohta nga Arktiku që udhëtojnë drejt Evropës dhe Rusisë.
Mirëpo, mendimet janë të ndryshme. Shkencëtarët janë të brengosur për shkak të rrymimit të dobësuar gjatë viteve të fundit, kurse disa shkencëtarë mendojnë se kjo madje do të ndihmonte në luftën kundër ngrohjes globale, transmeton gazeta Time.
Rryma e Golfit në dy vjetët e fundit ka ngadalësuar lëvizjen dhe tashti lëvisë me shpejtësi dy herë më të vogël se sa para disa viteve të mëhershme.
Shkencëtarët besojnë se kur Rryma e Golfit të ndalet krejtësisht të qarkullojë, atëherë do të futemi në periudhën e re të akullit.
Meteorologu Stu Ostro është skeptik sa i përket dimrit më të ftohtë të mileniumit. Kjo prognozë duket si futkotizëm dhe sensacion pa konfirmim, tha Ostro.
Ne as që kemi të dhëna për temperaturat rekorde (të larta apo të ulëta) në 1 mijë vjetët e fundit, ka shtuar Ostro, duke sqaruar pse mendon se kjo prognozë paraqet vetëm një hamendësim.