E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kur është në pyetje jeta e saj private, këngëtarja Taylor Swift e pranon se nuk ka asnjë strategji të vërtetë të dashurisë. Taylor, e cila ka qenë në lidhje me rokerin Joe Jonas-in dhe yllin e filmit “Twilight” Taylor Lautner-in tha se e përcjellë zemrën e saj kur janë në pyetje djemtë.
Taylor Swift nuk ka strategji dashurie






Kur është në pyetje jeta e saj private, këngëtarja Taylor Swift e pranon se nuk ka asnjë strategji të vërtetë të dashurisë. Taylor, e cila ka qenë në lidhje me rokerin Joe Jonas-in dhe yllin e filmit “Twilight” Taylor Lautner-in tha se e përcjellë zemrën e saj kur janë në pyetje djemtë.

“Nuk ka asnjë strategji apo model se si të sillem kur dashuria është në pyetje. Ndonjëherë kam ditur të jem shumë e kujdesshme dhe jam frikësuar të lëshohem dhe t’i besojë dikujt dhe ndonjëherë jam futur në lidhje pa menduar fare. Këto momente kanë qenë të mrekullueshme, të egra dhe emocionuese, por kam mësuar se në këto situata secili mund të jetë i lënduar. Gjithmonë kam pasur lumturi në dashuri, kam pasur aventura të cilat nuk do t’i ndërroja për asgjë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja e muzikës kantri zbulon se është e rëndësishme që mashkulli të ketë ndonjë pasion të caktuar, si p.sh. karriera e saj. “Më pëlqejnë meshkujt të cilët e pëlqejnë atë që e bëjnë, pasi që në këtë mënyrë janë më atraktiv. Sinqeriteti, besimi dhe karakteri janë elementet të cilat i kërkojë nga në mashkull”, tha Swift.

Publikuar: 07.10.2010 | 11:06
Lexuar: 845 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime