E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertë, akademikë, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve financiare ndërkombëtare diskutojnë për modelin e ri ekonomik që duhet të zbatohet pas 20 viteve tranzicion.
Modeli i ri ekonomik, si duhet tė zhvillohet Shqipėria?






Diskutimi i hapur nga Banka e Shqipërisë për domosdoshmërinë e zbatimit të një modeli të ri ekonomik, pas 20 vitesh tranzicion është vijuar nga ekspertë të ekonomisë, akademikë, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Ata kanë diskutuar në një konferencë shkencore lidhur me modelin e ri që duhet të zbatohet në Shqipëri, duke vënë në dukje progresin e bërë vitet e fundit, si dhe pikat e dobta të ekonomisë, së bashku me sektorët që garantojnë rritje të qëndrueshme në të ardhmen, aty ku duhet të jenë të orientuara edhe investimet.

Kjo pasi pas dy dekadash, ekonomia shqiptare ka nevojë për një model të ri, I cili të garantojë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë. Idea për një model të tillë ëhstë hedhur në këtë konferencë nga ish-ministi i Financave, Anastas Angjeli. Sipas tij, modeli duhet të ketë parasysh zhvillimet e deritanishme të ekonomisë sonë dhe të inkurajojë sektorët më premtues. “Modeli i ri duhet të bazohet te një gërshetim i bujqësisë, agroindustrisë dhe turizmit. Ky model është i nevojshëm pas 20 vitesh tranzicion, me qëllim që të gjenerojë rirtje ekonomike të qëndrueshme. Ai duhet të diskutohet gjerësisht nga të gjithë aktorët dhe të gjejë konsensusin e të gjitha partive politike dhe komunitetit të biznesit”,- ka deklaruar Angeli.

Domosdoshmërinë e zbatimit të një modeli të ri ekonomik e kanë mbëhstetur edhe përfaqësuesit e kompanive private dh einstitucioneve financiare ndërkombëtare, të cilët e ndjekin më nga afër ecurinë e ekonomisë shqiptare. “Nëse krahasojmë Shqipërinë e vitit 2000 me atë të vitit 2010, ndryshimet janë të mëdha. Por ka ende hapësira për zhvillim. Një ndër gjërat më të rëndësishme është zbatimi i ligjit, që ndonjëherë në Shqipëri është më i rëndësishëm se vetë ligji. Për një investitor të huaj dhe vendas është i rëndësishëm jo vetëm niveli i ulët i taksave, por efektiviteti i këtyre taksave. Është e rëndësishme që ligji të zbatohet ashtu sic shkruhet. Duhet që investitorët e huaj të dinë cila është strategjia për zhvillimin e vendit, në mënyrë që të identifikojnë mundësitë, pikat e dobta dhe kërcënimet”,- ka deklaruar Stefanos Oktapodas, drejtor i përgjithshëm i kompanisë AMC.

Ndërsa Micheal Granoff, kryetar i Bordit të Fondit Amerikan të Ndërmarjeve, që ka qenë edhe i ftuari special në këtë konferencë shkencore ka theksuar nevojën e përgatitje sprofesionale të njerëzve, si element I rëndësishëm në modelin e ri ekonomik. “Shqipëria ka ecur mirë në vitet e fundit, por sfidat janë akoma të mëdha. I duhet dhënë më shumë rëndësi arsimimit dhe përgatitjes profesionale të njerëzve. Ndikimi i biznesit në ekonomi duhet të jetë më i madh. Fondi Amerikan i Zhvillimit u krijua në viotin 1995 nga kongresi amerikan me një fond 30 milionë dollarë dhe që sot, ka arritur në 175 milionë dollarë. Duke e konsideruar Shqipërinë si një ndër vendet më të rëndësishëm për ne në Europën Juglindore, vitin e ardhshëm ne do të krijojmë një fondacion me buxhet 140 milionë dollarë, më i madhi i krijuar ndonjëherë në Shqipëri”,- ka deklaruar Granoff.

Debati për zbatimin e një modeli të ri për zhvillimin ekonomik është hapur nga Banka e Shqipërisë. Pak kohë më parë, guvernatori Ardian Fullani shprehu domosdoshmërinë e një modeli të tillë, pasi ai ekzistues nuk garanton më rritje të qëndrueshme ekonomike.

Publikuar: 07.10.2010 | 22:01
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime