E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kelly Marshall nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj, por kjo nuk e ka penguar të paguajë operacionin plastik për zmadhimin e gjoksit. Çdo vit ajo arkëton 29 mijë funte nga ndihma sociale, çka i ka lejuar të heqë disa para mënjanë për të kryer ndërhyrjen e kushtueshme.
E papunė, me 5 fėmijė, por jeton si pasanike





Plas skandali social në Angli, ku shkas bëhet rasti i një gruaje që ka pesë fëmijë nga katër burra të ndryshëm.

Kelly Marshall nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj, por kjo nuk e ka penguar të paguajë operacionin plastik për zmadhimin e gjoksit. Çdo vit ajo arkëton 29 mijë funte nga ndihma sociale, çka i ka lejuar të heqë disa para mënjanë për të kryer ndërhyrjen e kushtueshme.

Fëmijëve të 32 vjeçares nuk u ka munguar asgjë, pasi secili prej tyre ka para krevatit nga një televizor plazma dhe lojëra të ndryshme, Playstation, Wii dhe Xbox 360. Zonja Marshall ka thënë për “Daily Mail” se pas operacionit po jeton në harmoni me trupin e saj.

“E meritoj sepse jam një mama e mirë. Të gjitha mamatë duhet të jenë në gjendje të paguajnë ndërhyrjet kirurgjikale plastike. Disa mendojnë se përfitoj nga situata, por nuk besoj se fëmijët duhet të heqin dorë nga diçka, sepse nuk kam punuar asnjëherë”, thekson ajo. Ndërkohë, kancelari George Osborne ka thënë se po punon që të ardhurat sociale të mos i kalojnë 26 mijë funtet.

Publikuar: 08.10.2010 | 15:42
Lexuar: 870 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime