E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

UD i Presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi, priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO, z. Artur Kuko të cilin e njoftoi me zhvillimet e fundit politike që kanë ndodhur në Kosovë duke përfshirë këtu edhe zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Policinë e Kosovës.
Krasniqi priti ambasadorin e Republikės sė Shqipėrisė nė NATO






"Sot pata kënaqësinë ta pres në vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, z. Artur Kuko të cilin e njoftova me zhvillimet politike që kanë ndodhur në Kosovë, me theks te veçante me angazhimet që kemi për ta ruajtur një stabilitet politik, për të përgatitur zgjedhjet e lira dhe demokratike. Pastaj, e njoftova me zhvillimet e policisë së Kosovës, të forcave të Sigurisë së Kosovës dhe morëm informacione të nevojshme edhe për angazhimet e NATO-s dhe të KFOR-it në Kosovë", theksoi z. Krasniqi

Poashtu, z. Krasniqi e vlerësoi lartë vendimin që mori dje Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, të cilën konsideroi si ngjarje shumë të rëndësishme edhe për Kosovën.

"Kosova është një nga vendet më të vogla, të themi kështu, të kësaj pjese të Evropës. Presim që pas raportit të progresit që do të del në nëntor, në fillim të nëntorit të këtij viti, realisht të jetë me e konkretizuar rruga e liberalizmit të vizave edhe për qytetarët e Kosovës.", theksoi UD i Presidentit të Kosovës, dr. Krasniqi.

Ndërkaq, Ambasadori Kuko, pasi që e falënderoi U.D të Presidentit për pritjen tha se ndodhej në Kosovë për një vizitë pune e cila nuk ka të bëjë me zhvillimet e brendshme politike në Kosovë.

"Unë ndodhem në Kosovë në një vizitë punë, që nuk ka të bëjë me zhvillimet e brendshme politike të Kosovës, një vizitë e planifikuar prej kohe dhe synonte që të merrja informacionin sa më aktual në lidhje me çështjet e sigurisë dhe çështje të pranisë së aleancës në Kosovë, nëpërmjet KFOR-it, por edhe nëpërmjet detyrave të reja veçanërisht detyrave që ka aleanca në ndërtimin, ngritjen e forcës së sigurisë së Kosovës", theksoi ambasadori Kuko.

Ai shprehu kënaqësinë e tij që në Bruksel, ndjen pothuajse për çdo ditë, që institucionet e Kosovës janë në rritje progresive, në konsolidim, veçanërisht kjo shkon për shërbimin policor të Kosovës, por edhe forcën e sigurisë së Kosovës si shtylla solide të shoqërisë kosovare dhe të shtetit të ri të pavarur të Kosovës.

Publikuar: 08.10.2010 | 15:44
Lexuar: 308 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime