Zbulimi është bërë në një zonë të Indisë, ku rreth 800 banorë flasin gjuhën e quajtur Koro, e panjohur deri tani nga shkenca. Zbulimi i kësaj gjuhe është bërë pas një udhëtimi në këtë zonë nga kanali National Geographic.
Linguistët kanë zbuluar një gjuhë të re komunikimi, duke ia shtuar listës së gjatë të gjuhëve që fliten në mbarë botën.
Zbulimi është bërë në një zonë të Indisë, ku rreth 800 banorë flasin gjuhën e quajtur Koro, e panjohur deri tani nga shkenca. Zbulimi i kësaj gjuhe është bërë pas një udhëtimi në këtë zonë nga kanali National Geographic.
Koro klasifikohet në familjen e gjuhëve Tibeto-Burmane, ku bëjnë pjesë dhe rreth 400 gjuhë të tjera, 150 prej të cilave fliten në Indi. Si shumë gjuhë të tjera të pazhvilluara, Koro nuk ka një kulturë të të shkruari dhe është transmetuar brez pas brezi gojarisht.