E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një anketë të realizuar nga Instituti për Demokraci, në javën e parë të tetorit , në pyetjen, nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, si do të kishit votuar ? Pozitivisht janë përgjigjur 77.9 për qind e të anketuarave.
IRI: BDI-20 deputetė, PDSH-4, DR-1










Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej mbetën të përkushtuar ndaj Bashkimit Europian.

Në një anketë të realizuar nga Instituti për Demokraci, në javën e parë të tetorit , në pyetjen, nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, si do të kishit votuar ?

Pozitivisht janë përgjigjur 77.9 për qind e të anketuarave.

Ndërkohë kundër hyrjes së Maqedonisë në BE janë shprehur 8.5 për qind e të anketuarve, kurse 6.4 për qind janë përgjigjur se fare nuk do të votojnë, derisa 7.2 për qind nuk kishin përgjigje.

Në pyetjen, se në rast se nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të votonit? 55.1 për qind janë shprehur si të papërcaktuar; 20.1 për qind do ta mbështesnin VMRO-DPMNE-në; 10.3 për qind për LSDM-në opozitare; 6.8 për qind për BDI-në; 2.7 për qind për PDSH-në; 1.5 për qind do të votonin për Demokracinë e Re, derisa për subjekt tjetër politik do të votonin 3.5 për qind e të anketuarve.

Kurse sa i përket mbështetjes për politikanët në vend, 52.7 për qind janë përgjigjur se nuk i besojnë asnjërit. Më shumë besim ka fituar kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski 20.1 për qind, ai i LSDM-së Branko Cërvenkosvki 9.2 për qind.

Kryetrarit të BDI-së Ali Ahmeti i besojnë 6.6 për qind, kryetarit të DR-së Imer Selmani 2.5 për qind dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi 1.9 për qind. Hulumtimi është bërë në bazë të pyetësorit standard, dhe janë anketuar gjithsej 1112 qytetarë.

Ndërkohë në një anketë të IRI-t të siguruar nga Alsat-M, të realizuar nga 26 gushti deri më 01 shtatori të këtij viti, ku janë përfshirë gjithsej 1101 të anketuar në të gjashtat njësi zgjedhore, rezultatet flasin kështu:

Në njësinë e parë zgjedhore po që se nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, do të votonin:

· VMRO-DPMNE 27.8 %
· LSDM 11.1 %
· BDI 7.1 %
· PDSH 3 %
· DR 0.5 %

Në njësinë e dytë zgjedhore sipas kësaj ankete votat do të ndaheshin në këtë përqindje.

· VMRO-DPMNE 22.4 %
· LSDM 10.8 %
· BDI 6.9 %
· PDSH 1.5 %
· DR 4 %

Në njësinë e tretë dhe katërt zgjedhore sipas anketës në fjalë gara do të zhvillohet në bllokun politik maqedonas, meqë në anketë nuk figurojnë të dhëna për subjektet politike shqiptare.

· VMRO-DPMNE 24 %
· LSDM 17.5 %

Në njësinë e katërt zgjedhore:

· VMRO-DPMNE 30.9 %
· LSDM 15.6 %

Në njësinë e pestë zgjedhore:

· VMRO-DPMNE 19.4 %
· LSDM 13.7 %
· BDI 6.5 %
· DR 1.8 %

Në njësinë e gjashtë zgjedhore:

· VMRO-DPMNE 8.7%
· LSDM 4.5 %
· BDI 27.8 %
· PDSH 8.0 %
· DR 0.6 %

Sipas kësaj ankete të cilën siguroi Alsat-M, po që se këto të dhëna do të shndërroheshin në mandate, atëherë nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetëve, 60 do ti takonin VMRO-DPMNE-së, 32 LSDM-së, 20 BDI-së, 4 PDSH-së, 1 DR-së, 2 romëve dhe 1 deputet etnitetit turk në Maqedoni.
Bedri Rexhallari

Publikuar: 08.10.2010 | 18:44
Lexuar: 418 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime