Njerëzit në çift kanë tendencë që të izolohen ose të frekuentojnë apo dalin më shpesh me çifte të tjera. Për fat të keq është e vërtetët se të gjithëve ne na ka ndodhur të jemi në një situatë të tillë. Dhe kur dashurohemi përpiqemi që ta veshim partnerin tonë edhe me rolin e mikut tonë më të besuar, gjë që është plotësisht e gabuar.
Ajo që po u themi sot është me të vërtetë një kuriozitet i veçantë dhe interesant, sipas eksperteve rezulton se në çdo histori të re dashurie bën që të humbasim dy shok apo miq të mirë nga rrethi ynë shoqëror. Kur njohim një person që në fakt na pëlqen shumë, entuziazmi ynë arrin yjet, por çdo gjë e bukur e ka një çmim dhe ai i dashurive të reja është pikërisht një shok më pak. Hulumtuesit anglez, të cilët kanë bërë kërkimet në lidhje me këtë çështje kanë verifikuar në fakt se, njerëzit që kanë një marrëdhënie dashurie, kanë një rreth shoqëror shumë herë më të vogël sesa beqarët. E pra, fillimi i një dashurie, ka raste që përputhet apo rastisë me humbjen e dy miqve më të dashur. Profesor Robin Dunbar është antropolog që ka udhëhequr kërkimin në universitetin e Oksfordit dhe që thekson njerëzit në përgjithësi kanë një rreth të ngushtë miqsh deri në 5 persona të cilëve iu drejtohen gjithmonë sa herë kanë nevoja.
Janë pikërisht miqtë tanë më të mirë që iu drejtohemi sa herë kemi ndonjë problem, ndoshta atyre që i njohim prej shumë kohësh dhe kemi besim apo me ata që jemi më shumë të lidhur. Megjithatë kur dashurohemi, duket se në një formë apo tjetër dashuria përjashton miqësinë.
Njerëzit në çift kanë tendencë që të izolohen ose të frekuentojnë apo dalin më shpesh me çifte të tjera. Për fat të keq është e vërtetët se të gjithëve ne na ka ndodhur të jemi në një situatë të tillë. Dhe kur dashurohemi përpiqemi që ta veshim partnerin tonë edhe me rolin e mikut tonë më të besuar, gjë që është plotësisht e gabuar.
Gjithsesi kujdes, të mbërthyer nga ethet e dashurisë, në harrojmë dhe lëmë pas dore miqtë tanë. Gjërat e vogla të jetës janë gëzimi dhe mbështetja më e madhe në jetë. Është e qartë që në fillim të çdo lidhje ne dëshirojmë që të kalojmë çdo minutë me atë person, por kujtohuni se nuk do të jetë gjithmonë kështu, pas ca kohësh, miqtë nuk do të jenë aty duke ju pritur.
Natyrisht me miqtë është bukur kur ndani gjithçka, momentet të lumtura dhe të trishtuara, rikujtojini kur filloni një dashuri të re!