E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pos panikut të shkaktuar tek qytetarët, nuk është raportuar për dëme materiale. Sipas njoftimeve të fundit nga Gjilani, lëkundjet e tokës janë ndier në tërë qytetin, sidomos nga banuesit në ndërtesat e vjetra dhe shumëkatëshe.
Tėrmet 3.6 shkallė tė Rihterit nė Gjilan





Komuna e Gjilanit u godit sërish nga një tërmet. Tërmeti i sotëm është regjistruar në orën 09: 40 minuta, 14 kilometra në juglindje të Gjilanit. “ Shkalla e tërmetit ka qenë 3.6 shkallë të Rihterit”, ka thënë Shemsi Mustafa, udhëheqës i rrjetit sizmik të Kosovës.

Pos panikut të shkaktuar tek qytetarët, nuk është raportuar për dëme materiale. Sipas njoftimeve të fundit nga Gjilani, lëkundjet e tokës janë ndier në tërë qytetin, sidomos nga banuesit në ndërtesat e vjetra dhe shumëkatëshe.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe nëpër fshatrat e komunës së Gjilanit. Mustafa ka treguar se brenda 24 orëve rajoni i Gjilanit është goditur nga gjashtë dridhje toke, kryesisht të intensitetit më të vogël, përjashtuar tërmetin e natës së premte, i cili ka qenë 4.4 shkallë të Rihterit.

Publikuar: 09.10.2010 | 12:28
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime