Në pyetjen a ka kapacitet Republika e Kosovës që ti realizojë me sukses zgjedhjet e parakohshme , z.Krasniqi thotë se do të ishte shumë më mirë që zgjedhjet të mbaheshin në afatin e paraparë, pasi sipas tij, do të kishte mundësi Komisioni Qendror i zgjedhjeve ti përgatiste edhe listat zgjedhore më mirë se sa që në fakt janë.
Kryetari i Kuvendit dhe u.d. President i R. së Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për MTV 2 në gjuhën shqipe, lidhur me zhvillimet e fundit politike, vlerëson se në Kosova mund të ketë një krizë të vogël politike, mirëpo nuk ka vakum institucional. Stabilitetin politik dhe të sigurisë në Kosovë sigurisht se e ka shtuar edhe opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, vlerëson Krasniqi, ndërsa në lidhje me bisedimet me Serbine shprehet se me krijimin e një situate të re në Kosovë, nuk është koha e përshtatshme që të mbahen bisedimet, madje mendoj , thotë ai, se duhet të pritet edhe konstituimi i institucioneve të reja. U.D.President i Kosovës ka vlersuar edhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa nuk ka harruar të potencoj edhe mos sundimin e rendit dhe ligjit në Veri të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit dhe u.d. President i R. së Kosovës, Jakup Krasniqi ka folur për emisionin Scritti politti nga Merita Dulatahu, në MTV 2
28 mars 2011 duhet të zgjidhen të gjitha institucionet, Parlamenti, Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti
Në takimet me shumë parti politike deri më tani e kemi gjet një konsensus se zgjedhjet e parakohshme nuk do të mbahen sivjet por në vitin 2011. Mirëpo kemi disa kufizime edhe ligjore edhe kushtetuese. Sipas Kushtetutës, mandati im është deri më 28 mars dhe deri më 28 mars 2011 duhet të zgjidhen të gjitha institucionet, Parlamenti, Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti. Qeveria mund të zgjidhet pak më vonë, por këto institucione duhet të krijohen në bazë të rezultateve zgjedhore. Do ti kemi edhe disa konsulta me ekspertë tanë e sidomos me Komisionin Qendror të zgjedhjeve po edhe me ekspertë ndërkombëtarë për ta gjetur një kohë të përshtatshme dhe afat më optimal për konstituimin e institucioneve të reja. Shpresoj se më së largu nga fundi i javës të gjithë do ta dimë ditën se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Në pyetjen a ka kapacitet Republika e Kosovës që ti realizojë me sukses zgjedhjet e parakohshme , z.Krasniqi thotë se do të ishte shumë më mirë që zgjedhjet të mbaheshin në afatin e paraparë, pasi sipas tij, do të kishte mundësi Komisioni Qendror i zgjedhjeve ti përgatiste edhe listat zgjedhore më mirë se sa që në fakt janë.
Megjithatë, ne do të kërkojmë mbështetje edhe nga BE-ja, Parlamenti Evropian që të na ndihmon dhe të ketë një mbikëqyrje. Qëllimi dhe synimi ynë është që të organizojmë zgjedhje që do të mbahen në afatin e paraparë më Kushtetutë dhe ligj dhe këto zgjedhje të jenë fer, të lira dhe demokratike si dhe të pranueshme edhe për faktorin ndërkombëtar. Deri tani mund të them se ne kemi dalur të suksesshëm edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara por shpresoj se do të dalim mirë edhe kësaj radhë, deklaroi Krasniqi.
EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës bëjnë përpjekje për të vendosur rendin dhe ligjin në Veri
Duke vlerësuar kohezionin politik të vendit, sigurinë dhe menaxhimin me situatat, z. Krasniqi shprehet se situata politike, siguria dhe stabiliteti në pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës është në një nivel shumë të mirë, mirëpo Krasniqi nuk harron të sqarojë edhe siguria nuk është në nivel.
Një paligjësi apo pasundim të rendit dhe të ligjit kemi në pjesën veriore të Kosovës ku përgjegjësinë edhe gjatë kësaj kohe e kanë pasur EULEX-i dhe KFOR-i por tani mendoj se ka një ecje pozitive në këtë drejtim, shihet një përpjekje edhe e EULEX-it me policinë e Kosovës e të mbështetur nga KFOR-i për ta vendosur rendin dhe ligjin atje, për ti ndjekur njerëzit që kanë bërë vepra të ndaluara dhe po shpresoj se ky stabilitet do të ketë një ngritje, deklaroi Jakup Krasniqi dhe shtoi se në Kosovë ka stabilitet dëshmon edhe zvogëlimi i vazhdueshëm i forcave të KFOR-it, ngritja e kapaciteteve në policinë e Kosovës, ngritja e kapaciteteve në forcën e sigurisë të Kosovës, e cila mendohet se deri në vitin 2012 do ti përmbush kapacitetet për të marrë detyra dhe përgjegjësi të reja. Duke i patur parasysh të gjitha këto konsideroj se gjendja është mjaft stabile
Stabilitetin politik dhe të sigurisë në Kosovë sigurisht se e ka shtuar edhe opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjithashtu edhe Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e sponsorizuar nga BE-ja dhe Serbia, ku megjithatë me Rezolutë njihet vendimi i GJND-së dhe udhëzohet Kosova që të ketë bisedime me Serbinë, por jo për çështje të statusit, jo për çështje të kufijve të saj, por të ketë dialog për ngritjen e cilësinë së jetës për qytetarët si të Serbisë edhe të Kosovës dhe kryesisht se do të ketë bisedime më të lehta për të arritur marrëveshje më lehtë, vlerëson u.d President i Kosovës Jakup Krasniqi.
Bisedimet me Serbinë pas konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës
Në pyetjen se a ka gjasa që këto bisedime të shtyhen, shkaku i zhvillimeve në vend, u.d. Presidenti i R. së Kosovës, Jakup Krasniqi shprehet se me krijimin e një situate të re në Kosovë, nuk është koha e përshtatshme që të mbahen bisedimet, madje mendoj , thotë ai, se duhet të pritet edhe konstituimi i institucioneve të reja të cilat do ti marrin përgjegjësitë për të biseduar me palën serbe. Ky realitet i ri konsiderojmë se është në shërbim të paqes dhe sigurisë jo vetëm në Kosovë por në përgjithësi në gjithë rajonin.
Kryetari i Kuvendit dhe njëherit u.d.Presidenti i R. së Kosovës, Jakup Krasniqi mëtej në intervistën dhënë emisionit Scritti politti nga Merita Dulatahu në MTV2 shprehet se në botë ka shumë shtete apo institucione që nuk e kanë formalizuar njohjen e shtetit të Kosovës, por ata e njohin atë, siç është rasti me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Krasniqi konsideron që në vitin e ardhshëm Kosova të mendojë edhe për tu anëtarësuar në OKB.
Ndërkaq vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, Krasniqi e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme për Kosovën për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve SHBA-të kanë patur një rol të veçantë në mbështetjen e luftës çlirimtare në Kosovë, rol të veçantë në njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ky interes i SHBA-ve vazhdon edhe në këtë mandat. Kjo vizitë shpresojmë të sjellë rezultate pozitive edhe në lehtësinë e zhvillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëdhëniet ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës të mira
Kryetari i Kuvendit dhe njëherit u.d.Presidenti i R. së Kosovës, Jakup Krasniqi, marrëdhëniet mes Shkupit dhe Prishtinës i vlerëson si të mira. Për këtë flet edhe përfundimi i demarkacioni të kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Sigurisht se ka nevojë që këto marrëdhënie të përmirësohen në vazhdimësi. Ne si Republikës e Kosovës, si shtet më i ri në Evropë po edhe më gjerë konsiderojmë se kemi vendosur standarde të reja për të drejtat dhe liritë e komuniteteve pakicë dhe do të dëshironim që këto standarde të ndiqen edhe të avancohen në të gjitha vendet e rajonit.
Emisioni Scritti politti nga Merita Dulatahu, emetohet të martën (12.10.2010) në MTV2, në orën 20:00.