E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kosova kërcënon se do të ankohet zyrtarisht kundër Shqipërisë në sekretariatin e CEFTA-s, bordit që mbikëqyrë marrëveshjen e përbashkët të tregtisë së lirë në rajon.
Kosova padit Shqipėrinė pėr proteksionizėm










Çmimet e referencës në doganat shqiptare, aq shumë të kundërshtuara nga biznesi dhe ndërkombëtarët, kanë zhytur në ngërç marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke çelur ndoshta të parin konflikt mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

“Na vendosni çmime që shkojnë deri në 300 për qind të vlerës së mallit”, deklaroi Safet Gërxhalliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Kosova kërcënon se do të ankohet zyrtarisht kundër Shqipërisë në sekretariatin e CEFTA-s, bordit që mbikëqyrë marrëveshjen e përbashkët të tregtisë së lirë në rajon.

"Dua të besoj se do gjendet një zgjidhje, në të kundërt do jemi të detyruar të kërkojmë ndërhyrjen e palëve të treta”, shtoi më tutje Gërxhalliu, transmeton TCH.

Gërxhaliu tha se Kosova ka bërë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur këtë ngërç, por pa rezultat. Madje, pala kosovare hedh dyshime se Shqipëria po bën proteksionizëm për të favorizuar grupe të caktuara.

Kosova po pret mbledhjen e ardhshme të sekretariatit të CEFTA-s që do të zhvillohet së shpejti në Hungari. Nëse deri atëherë kriza nuk do të jetë zgjidhur, atëherë për herë të parë Kosova dhe Shqipëria do të jenë zyrtarisht në një konflikt zyrtar, ku do kërkohet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për t’u zgjidhur.

Publikuar: 10.10.2010 | 22:24
Lexuar: 478 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime