Prela shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë që prej vitit 2003. Ndarja e parakohshme e tij nga jeta është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, por edhe për diplomacinë shqiptare, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.
U nda nga jeta, nga pësimi i një ataku kardiak në shtëpinë e tij në Tiranë, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Vladimir Prela.
Prela shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë që prej vitit 2003. Ndarja e parakohshme e tij nga jeta është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, por edhe për diplomacinë shqiptare, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.
Vladimir Prela u lind në 30 korrik 1949. Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, në degën e Gazetarisë. Gjatë karrierës së tij, Prela ka ushtruar disa funksione të larta shtetërore si Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit, këshilltar i Presidentit të Republikës, i Ngarkuar me Punë a.i në Kosovë dhe së fundmi, atë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë.
Ministria e Jashtme organizon homazhe zyrtare për nder të ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Vladimir Prela, i cili u nda dje nga jeta në moshën 59 vjecare. Sipas njoftimit për shtyp të kësaj ministrie homazhet do të zhvillohen sot nga ora 14:00, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Jeta e Vladimir Prelës u shua papritur dje paradite rreth orës 10.00 në banesën e tij në Tiranë. Ai pësoi një atak kardiak në shtëpinë e tij në Tiranë. Prela njihet si një diplomat me karrierë, gazetar dhe analist i njohur në shtypin e shkruar.
Gjithashtu Prela është vlerësuar për angazhimin e tij si ambasadori ynë në Maqedoni për thellimin e bashkëpunimin dypalësh.