E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Takimi dyditor vjetor i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) në Uashington mbrëmë përfundoi me komunike, në të cilën Fondi premton se do ta thellojë veprimtarinë e vet në sferën e lëvizjes së kurseve valutore. SHBA-ja dhe Kina kanë mospajtime të ashpra rreth kursit valutor.
Liderėt financiarė nuk arritėn t'i zgjidhin kontestet valutore botėrore











- Liderët botëror financiarë nuk arritën t'i zgjedhin moskuptimet e mëdha valutore, të cilat rrezikojnë të çojnë në fillimin e "luftës së vërtetë valutore".

Një numër i madh i shteteve po zhvillojnë politikë të devalvimit të valutës së vet nacionale me qëllim që ta rrisin eksportin dhe të krijojnë vende të punës në një situatë të rëndë ekonomike.

Takimi dyditor vjetor i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) në Uashington mbrëmë përfundoi me komunike, në të cilën Fondi premton se do ta thellojë veprimtarinë e vet në sferën e lëvizjes së kurseve valutore. SHBA-ja dhe Kina kanë mospajtime të ashpra rreth kursit valutor.

SHBA-ja pohon se juani është nënvlerësuar dhe i bën thirrje kinës që të lërë kursin e valutës së saj nacionale të rritet.

Vende anëtare të FMN-së i bënë thirrje këtij institucioni ndërkombëtar financiar që ta thellojë punën e vet lidhur me çështjen e disbalanceve të ekonomisë botërore, posaçërisht ndërmjet kurseve të valutave të caktuara, pa arritur marrëveshje për masa konkrete.

Publikuar: 11.10.2010 | 08:56
Lexuar: 416 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime