Ankandi ka mbledhur njerëz nga mbarë bota. Një blerës, me anë të internetit, ka blerë dorezën me kristale të Jacksonit, që mbreti i popit e ka bartur gjatë xhirimit të një spoti publicitar për albumin History nga viti 1995, duke paguar për atë 180 mijë dollarë.
Në një ankand publik në Macau, me shitjen e rreth 100 gjësendeve që dikur kanë qenë pronë e mbretit të popit, Michael Jackson, janë përfituar mbi 1 milion dollarë. Vetëm për një top basketbolli, në të cilin janë të nënshkruar i ndjeri Jackson dhe ish-ylli i NBA, Michael Jordan, janë dhënë nga një blerës 245 mijë dollarë.
Ankandi ka mbledhur njerëz nga mbarë bota. Një blerës, me anë të internetit, ka blerë dorezën me kristale të Jacksonit, që mbreti i popit e ka bartur gjatë xhirimit të një spoti publicitar për albumin History nga viti 1995, duke paguar për atë 180 mijë dollarë.
Në mesin e 345 gjësendeve, që ishin në shitje në Macau, ishte edhe një kostum që i ndjeri Bruce Lee e ka bartur në filmin e titulluar Loja e vdekjes, si dhe kostumi me të cilin Madonna është paraqitur gjatë turneut të saj botërore Girlie Show.
Faleminderit për rekomandimin