E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kontrata që është nënshkruar me firmën fituese të tenderit është me vlerë prej rreth 3,5 milionë euro dhe aparatet arrijnë në etapa, ashtu siç përgatiten spitalet për pranimin e tyre. Të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend do të pajisen me këtë aparaturë të re", tha Osmani.
Nė Maqedoni, rentgene bashkėkohore si Evropė










Shëndetësia në Republikën e Maqedonisë, në vaçanti në pjesën e rentgen diagnostikës ngritet në nivel më të lartë, kurse institucionet publike shëndetësore marrin rentgen aparate të reja, të cilat janë sipas teknologjisë më të re, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani pas shënimit të fillimit të distribumit të dhjetë rentgen aparateve të reja, të cilat filluan të instalohen në institucionet e reja shëndetësore në vend.

Siç tha ministri me këto aparate spitalet e Maqedonisë do të barazohen me rentgen diagnostikën e spitaleve më bashkëkohore në Evropë dhe botë.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të krijojnë një sistem bashkëkohor shëndetësor, i cili do të orientohet drejt nevojave të paciantëve", tha Osmani.

Ai tha se janë duke u shpërndarë dhjetë aparate bashkëkohore për rentgend diagnostikë, që janë pjesë e tenderit të madh për furnizimin e pajisjeve, kurse deri në fund të vitit dëshirojnë që të gjitha spitalet të pajisen me aparaturë më bashkëkohore.

"Kontrata që është nënshkruar me firmën fituese të tenderit është me vlerë prej rreth 3,5 milionë euro dhe aparatet arrijnë në etapa, ashtu siç përgatiten spitalet për pranimin e tyre. Të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend do të pajisen me këtë aparaturë të re", tha Osmani.

Viktor Kamilovski, drejtor i spitalit të Qytetit të Shkupit deklaroi se do të marrin dy rentgen aparate prej të cilave njëri është për në sallë të operacionit. "Pacientët nuk do të presin për intervenime operative, do të përmirësohet dijagnostika, ashtu si edhe vet qasja terapeutike", tha Kamilovski. Ai tha se deri tani kanë pasur një lloj të vjetër të aparateve dhe se kanë pasur ngexje të vogël, por tani me aparatet e reja do të mundësohet mbrojtje më kualitative shëndetësore.

Adela Stefanija, drejtoreshë e Klinikës për gjinekologji dhe akusheri në Shkup tha se aparatin që do ta marrin ata do të mundësojë diagnozë të shpejtë dhe egzakte sipas standardeve evropiane.

Rentgen aparatet janë furnizuar nga firma "Shimadzu" në kuadër të tenderit të madh për furnizimin e pajisjve të reja mjekësore, në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Publikuar: 16.02.2009 | 07:27
Lexuar: 949 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime