E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimet variojnë nga 400 euro në periferi në 2000 euro për metër katror në zonat e preferuara.
Njė shtėpi nė Tiranė? Sa kushton…









Dy të ditë më parë, Instituti i Statistikave njoftoi se gjatë këtij viti sektori i ndërtimit pësoi një rënie prej 29 për qind kundrejt vitit të kaluar. Një shifër që nëse do të analizohej, të çon në përfundimin se ky sektor ndodhet në vështirësi. Ndërtuesit tashmë prej tre vjetësh deklarojnë se ndodhen në krizë. Por përtej shifrave dhe deklaratave mediatike, ecuria e tregut të pasurive imobiliare të ofron një tjetër realitet. Me logjikë ekonomike, rënia e kërkesës për të blerë duhet të shoqërohet me ulje të çmimit të një malli. Gjë që nuk po ndodh në tregun e ndërtimit.

Pavarësisht krizës së deklaruar dhe shifrave zyrtare që flasin për rënie të sektorit, çmimi i apartamenteve nuk ka pësuar rënie. Qytetarët po i blejnë njësoj më shtrenjtë, për të mos thënë më shumë banesat. Çmimi i një apartamenti në kryeqytet varion në bazë të zonave. Nga agjencitë imobiliare mësuam se çmimi minimal, ai i banesave në periferi shkon 400 deri në 500 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi maksimal është 2000 euro për metër katror. Banka e Shqipërisë ka evidentuar rritje të çmimit të banesave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të institucionit mbikëqyrës bankar, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, çmimi i apartamenteve ka shënuar një rritje vjetore prej 15.8 për qind.

Në kushte normale dhe në çdo vend të botës, ulja e shitjes së banesave (siç deklarojnë ndërtuesit) do të shoqërohej me ulje të çmimit. Konsumatorët do të përfitonin nga çmimet më të favorshme për të blerë shtëpi dhe në këtë mënyrë, likuiditeti i firmave të ndërtimit do të rritej dhe rrjedhimisht, sektori do të ndihmohej për të dalë nga kriza. Por në realitet po ndodh krejt e kundërta. Ndërtuesit pavarësisht rënies së blerjeve, nuk po i ulin çmimet, përkundrazi, në disa raste i kanë rritur ato. Firmat po përfitojnë vetëm nga ata pak konsumatorë që e kanë të domosdoshme blerjen e një apartamenti. Kjo edhe për faktin se strehimi mbetet problem për Shqipërinë, me teorinë se pasurive të patundshme u rritet vlera me kalimin e kohës. Në këtë mënyrë, kriza përçohet nga njëri muaj në tjetrin, duke u thelluar.

Firmat shpresojnë në një përmirësim të gjendjes ekonomike të konsumatorëve, veçanërisht të emigrantëve, pas tejkalimit gradual edhe të efekteve të krizës globale në vendet fqinjë. Nga ana tjetër, qytetarët shpresojnë në një rënie të çmimeve.

Luhatja e vetme pozitive gjatë këtij viti u vërejt në muajt e verës. Shoqata e Ndërtuesve deklaroi se gjatë gjithë këtij viti shitjet e apartamenteve njohën një rritje prej 10 për qind dhe kjo veçanërisht gjatë stinës së verës. Në këtë ecuri ndikoi kthimi në atdhe i emigrantëve për pushime, por edhe i atyre që janë kthyer përfundimisht për të jetuar në atdhe. Në këto kushte, ndërtuesit presin dhjetorin, atëherë kur pritet edhe fluksi i radhës i emigrantëve që kthehen për festat e fundvitit.

Ajo që pranohet nga firmat e ndërtimit, është ulja e çmimit vetëm kur klienti është i gatshëm të paguajë me para në dorë. Kjo vlen veçanërisht për banesat në periferi, pasi për ato në zonat e preferuara, çmimet janë të panegociueshme.

Të blesh një shtëpi apo të presësh? Ky është problemi sot për shumë familje shqiptare. Vështirë për t’u parashikuar, në një treg që nuk

Çmimet e apartamenteve në Tiranë

Çmimi minimal 400 euro m2
Çmimi maksimal 2000 euro m2
Çmimet në periferi 400-500-550 euro m2
Çmimet në Unazë 600-900 euro m2
Çmimet jashtë unaze 400-500 euro m2
Çmimet në qendër 1500-2000 euro m2


Forcimi i euros, pritet rritje e çmimit të shtëpive

Forcimi i euros kundrejt lekut shqiptar, dukuri që ka nisur të dihet gjatë javëve të fundit në tregun tonë të këmbimit është një lajm i keq për të gjithë ata që duan të blejnë një banesë tani. Kjo për faktin se apartamentet në Shqipëri shiten në euro dhe forcimi i monedhës së Eurozonës rrit kostot. Në rastin e banesave apo dyqaneve, që çmimi arrin në mijëra euro, kostot e luhatjes së kursit të këmbimit janë të konsiderueshme. Kjo do të thotë se forcimi I euros në tregun valutor pritet të shoqërohet me rritje të mëtejshme të çmimit të banesave, dyqaneve dhe pasurive të patundshme në përgjithësi. Rritje pritet të pësojnë edhe qeratë që janë në euro. Kjo për faktin se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë I kanë të ardhurat mujore në lek. Nga kostot e kursit të këmbimit nuk shpëtojnë as ata klientë të bankave që kanë marrë kredi në euro për të blerë shtëpi. Ata do të paguajnë më shumë për këstet mujorë, pasi normës së interesit i shtohet edhe kosto e transaksionit. Aktualisht, në agjencitë e këmbimit valutor euro po i afrohet kuotës së 139 lekëve, duke qenë gati 3 lekë më shumë se në muajt korrik-gusht.

Gjatë vitit të kaluar, çmimet e apartamenteve u rritën, për shkak edhe të zhvlerësimit me rreth 11 për qind të monedhës sonë kombëtare kundrejt euros.

Publikuar: 11.10.2010 | 12:06
Lexuar: 979 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
anna (12/10/2010 11:24:41) Artikull shume i mire, komplimente!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime