E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës. 11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.
Maqedonia shėnon 69 vjetorin e fillimit tė kryengritjes antifashiste








Me sulmin e luftëtarëve nga Aradhat e para partizane të Prilepit mbi patrullën policore bullgare dhe mbi rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep më 11 tetor në vitin 1941 u shënua fillimi i kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit.

Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës. 11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.

Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithme civilizuese dhe demokratike.

Populli i Maqedonisë në mënyrë të pavarur luftoi për lirinë e tij. Nga aradhat e para partizane që e filluan luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një armatë me 110 mijë vetë dhe me një organizim të mirë me formacione ushtarake të rangut të lartë.

Kurorë e kasaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.

Duke kaluar nëpër rrugën e zhvillimit disadekadësh si pjesë e RSFJ-së, ndërsa në 19 vitet e fundit si shtet i pavarur, duke e mbijetuar konfliktin në vitin 2001 dhe Marrëveshjen kornizë të dalë prej tij, Maqedonia, e cila është anëtare e plotëfuqishme e Kombeve të Bashkuara, sot hapëron drejt integrimeve euroatlantike.


Tradicionalisht në këtë festë, në Kuvendin e Maqedonisë do të jepet çmimi vjetor shtetëror "11 Tetori" i cili jepet për vepra jetësore në fushat e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtari të tjera të interesit publik në Republikën e Maqedonisë. Fitues i sivjetshëm i çmimit është Rade Siljan, poet, kritik letrar dhe eseist. Çmimin për vepër jetësore në sferën e arsimit do t'i ndahet prof. Gligor Trençevskit, pedagog.

Me rastin e festë do të vendosen lule në varrezat e dhe bustet në Shkup dhe Prilep.

Një delegacion qeveritar i kryesura nga zëvendëskryeministri Vasko Naumovski, ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski dhe zëvendës-ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Qazimi do të vendosin lule në Varrezat e partizanëve dhe para varrit të komandantit të Shtabit të përgjithshëm, Mihajllo Apostollski në Varrezat e qytetit "Butel".

Delegacioni i kryesuar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, në përbërje të së cilit janë edhe ministrat e arsimit dhe shkencës dhe për shoqëri informatike, Nikolla Todorov dhe Ivo Ivanovksi sot do të vendosin lule para bustit Metodia Andonov-Çento dhe nëParkun e revolucionit në Prilep.

Publikuar: 11.10.2010 | 12:29
Lexuar: 451 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime