E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbrëmjen e së premtes ai ka marrë vendin e parë në garën për këngën napolitane, ndërsa të shtunën tenori 27-vjeçar nga Kosova është shpërblyer edhe me çmimin kryesor të kategorisë së muzikës klasike.
Tenori kosovar Ramė Lahaj sfidon 190 konkurent nga mbarė bota

- Tenori kosovar, Ramë Lahaj, është fitues i dy çmimeve të para nga tri kategoritë e festivalit "Ritorna Vincitor", në Napoli të Italisë, në edicionin XVI të tij.

Mbrëmjen e së premtes ai ka marrë vendin e parë në garën për këngën napolitane, ndërsa të shtunën tenori 27-vjeçar nga Kosova është shpërblyer edhe me çmimin kryesor të kategorisë së muzikës klasike.

Në këtë konkurrencë ai ka qenë në garë me rreth 190 tenorë nga gjithë bota, në të tri rrymat: atë të barokut, napolitane dhe klasike. Kryetar i jurisë vlerësuese në këtë edicion ka qenë tenori me famë botërore, Luis Alva.

"Me të përfunduar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve më janë ofruar shumë oferta për shfaqje operistike në teatro të ndryshme të botës. Kam nënshkruar një kontratë edhe për dy shfaqje në Teatrin e Napolit, ku do të prezantohem me 'Traviata' të Verdit, ndërsa kam marrë ftesë që në Teatrin e Budapestit ta luaj 'Magbethin'. Oferta kam marrë edhe për të marrë pjesë në festivalin e Padovas, Komos dhe për një tjetër festival në Gjermani", ka thënë Lahaj pas suksesit të fundit në "Ritorna Vincitor" dhe shton se kjo i ka hapur rrugë të rëndësishme në fushën e muzikës klasike.

Lahaj është fitues edhe i dy çmimeve tjera me karakter ndërkombëtar, "Marie Kraja" dhe "Riva del Gardes".

Në gusht të këtij viti Lahaj kishte impresionuar publikun gjerman, në edicionin e 60-të të Festivalit të qytetit turistik Eutin. Me rolin e kryesor, atë të Alfredos, në shfaqjen operistike "Traviata" të kompozitorit me nam Guisepe Verdi, për shkak të interesimit të madh të publikut atij i ishte dashur të ndryshojë kontratën, nga pesë në gjashtë shfaqje.

Lahaj, ka përgatitur edhe "La Boheme" dhe "Rigoleton" të Guisepe Verdit. Ka marrë pjesë si këngëtar mysafir në koncertet e Gustav Kuhn, dirigjent me famë botërore që listës së tenorëve me të cilët ka bashkëpunuar i prin Luciano Pavarotti.

Publikuar: 11.10.2010 | 14:22
Lexuar: 849 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
naime azi (11/10/2010 17:59:16) I lumte kjo na ben te krenohemi qe jemi shqiptar ska gje me te bukur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime