E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ekonomist" bëri analizë të ligjeve tatimore në 81 vende. Siç pritej, majën e listave e pushtuan vendet evropiane, ndërsa vendi i parë sipas lartësisë së tatimeve i takoi Kroacisë.
Kroacia vendi i parė nė Evropė me tatime









"Ekonomist": Kroacia në vendin e parë sipas lartësisë së tatimeve


- Për përfitimin prej 100.000 dollarëve, tatim më të madh do të paguani në Kroaci - 54 për qind, publikoi "Ekonomisti" londinez, i cili bëri llogaritje në bazë të të dhënave nga korriku i këtij viti.

"Ekonomist" bëri analizë të ligjeve tatimore në 81 vende. Siç pritej, majën e listave e pushtuan vendet evropiane, ndërsa vendi i parë sipas lartësisë së tatimeve i takoi Kroacisë.

Kroatët për prfitim prej 100.000 dollarë duhet të paguajnë rreth 54 për qind tatim nga të cilat pjesa më e madhe (rreth 34 për qind) i bie tatimit të të ardhurave, transmeton internet portali SEEbiz.eu.

"Borxhet e ardhura dhe kriza demografike shumë qeveri evropiane i detyruan të marrin burim shtesë të të ardhurave. Megjithatë, disa qeveri kanë hapësirë dukshëm më të vogël për zmadhimin e tatimeve nga të tjerët", thekson "Ekonomist".

Hapësirë më të madhe për tatizim shtesë kanë vendet në të cilat gjenden qendra të mëdha bankare apo shtete të cilat ekonominë e vet e bazojnë fillimisht në naftën. Shtetet evropiane, nga ana tjetër, vështirë se mund t'i lejojnë vetes luks - ngarkim të qytetarëve me tatime shtesë.

Në vendin e dytë të listës është Hungaria qytetarët e së cilës për 100.000 dollarë profit gjithsej paguajnë 48 për qind tatim, gjegjësisht rreth gjashtë për qind më pak se kroatët. Në Hungari, megjithatë, paguhet tatim më i madh i të ardhurave sesa në Kroaci, ndërsa dukshëm më pas ndahet për kontribute.

Publikuar: 11.10.2010 | 18:36
Lexuar: 431 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime