"Mendoj që ideja se njerëzit që mbajnë poste udhëheqëse nuk janë njerëz të zakonshëm, është një koncept shumë i rrezikshëm, që çon ne zhgënjim kur njerëzit fillojnë të kuptojnë se edhe ata janë njerëz të rëndomtë," shton Mac Maharaj.
Për herë të parë, ikona e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela bëri publik arkivin e tij privat për të gjithë.
"Bisedat me vetveten" është një përmbledhje e dokumenteve të tij personale, letrave, ditareve, shënimeve që zbulojë mendimet intime të të burgosurit të izoluar, njeriut familjar dhe heroit global.
Verne Harris është kujdesur për të gjitha këto dokumente, fletore me shënime nga burgu, letra intime.
Ai thotë se hapja e arkivave është një rast i përkryer për të kuptuar jetën private të njërës prej ikonave më të famshme të botës.
Në këtë koleksion ka shënime mjaft të detajuara.
Çdo ditë Mandela ka shënuar diçka nga jeta e tij dhe e ka ruajtur atë.
Shënimet më të rëndësishme janë bërë mes momenteve të rëndësishme historike.
Përmes këtij libri, zbulojmë një Mandelë tjetër, më të brishtë, që shikonte ëndërra gjatë kohës në burg e që kishin të bënin me fëmijët e tij që i mungonin shumë.
Verne Harris thotë në shënime flitet edhe për mangësitë e tij.
"Ka patur akuza për neglizhencë, dhunë fizike si dhe lidhje jashtëmartesore" shpejgon ai.
Një pjesë e dokumenteve të seleksionuara botohen në formë e librit duke ju prezentuar vetë zotit Mandela.
Hyrja në libër është shkruar nga presidenti amerikan Barack Obama.
Për Mandelën 92-vjeçar kujtesa ka filluar të zbehet.
Shokët e tij të vjetër të kohës së luftës për çlirim, e kanë mirëpritur hapjen e arkivave të tij dhe hollësitë që ato ofrojnë.
Mac Maharaj që ka kaluar 12 vjet në burg me zotin Mandela thotë se përmes letrave kuptojmë se nëpër çfarë vuajtjesh ka kaluar ish presidenti.
Arkivat, shton ai, kanë qënë një antidotë e rëndësishme ndaj mitologjisë që është krijuar përreth figurës së zotit Mandela.
"Mendoj që ideja se njerëzit që mbajnë poste udhëheqëse nuk janë njerëz të zakonshëm, është një koncept shumë i rrezikshëm, që çon ne zhgënjim kur njerëzit fillojnë të kuptojnë se edhe ata janë njerëz të rëndomtë," shton Mac Maharaj.
Arkivat e Nelson Mandelës hapen në një kohë kur janë rritur tensionet rreth trashëgimisë së tij, kur janë paraqitur fraksione brenda partisë Kongresit Kombëtar Afrikan si dhe në vetë familjen e tij.
Të gjithë po luftojnë për kontrollin e emrit Mandela që është një firmë fitimprurëse.
Arkivat e hapura mund të ndihmojnë në zbutjen e kësaj beteje duke u dhënë qasje të gjithëve në këtë fenomen botëror.