E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbrojtësi i skuadrës angleze, Mançester Junajted, Geri Nevill ka deklaruar se rivali i tyre lokal, Mançester Siti është kandidat i barabartë për titull kampioni në Ligën Premiere.
Geri Nevill e sheh Sitin si kandidat pėr titull




Ndonëse deri te përfundimi i edicionit është ende një rrugë e gjatë, pa dyshim se bilanci momental i “Djajve të Kuq” nuk është i kënaqshëm, pasi ngecin pesë pikë ndaj Çelsit që kryeson renditjen, derisa para tyre është edhe rivali lokal, Siti, me një pikë më shumë.

“Pas ndeshjeve të javës së shtatë e pamë veten pas Mançester Sitit në kampionat, gjë e cila nuk ka ndodhur shpesh në 20 vitet e fundit”, ka thënë Nevill.

Ai mendon se skuadra e Roberto Mançinit mund të mbetet në krye të renditjes deri në fund të kampionatit. “Pa dyshim se tashmë duhet të fillojmë ta konsiderojmë Sitin si kandidat serioz për titull, ashtu siç bëjmë me Çelsin”, ka shtuar Nevill.

Publikuar: 12.10.2010 | 09:19
Lexuar: 513 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime