E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas kësaj agjencie, e cila në të kaluarën nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë qëndrim pro Kosovës, Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë qëndruar pro saj, duke i mundësuar Prishtinës të prezantohet si një forcë e rëndësishme, në një kohë kur mbarë komuniteti ndërkombëtare ka porositur qartë se nuk do të tolerojë korrupsionin, mungesën e rendit dhe të ligjit në tërë Kosovën.
SHBA-tė i lėnė nė dorė BE-sė dialogun e domosdoshėm Kosovė - Serbi









Agjencia gjeostrategjike informative amerikane “Stratfor”, vlerëson se Uashingtoni i ka dërguar mesazhe të qarta Prishtinës, se nuk është i kënaqur me idenë e shtyrjes së bisedimeve me Beogradin për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas kësaj agjencie, e cila në të kaluarën nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë qëndrim pro Kosovës, Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë qëndruar pro saj, duke i mundësuar Prishtinës të prezantohet si një forcë e rëndësishme, në një kohë kur mbarë komuniteti ndërkombëtare ka porositur qartë se nuk do të tolerojë korrupsionin, mungesën e rendit dhe të ligjit në tërë Kosovën.

"SHBA-të përfundimisht po bëjnë trysni mbi Kosovën. Amerika nuk do të ndryshojë qëndrimet e saj për sovranitetin e Kosovës, por ka shumë çështje të tjera të hapura. Me vizitën e Hilari Klintonit, Uashingtoni i dërgon një mesazh të qartë Prishtinës, se është e domosdoshme që të bisedohet me Beogradin, sepse Beogradi tashmë ka lëshuar pe me ndryshimin e rezolutës së paraqitur në Kombet e Bashkuara", deklaroi për DW-në Marko Papiç, analist i institutit amerikan “Stratfor”.

Sipas tij, Amerika ia ka lënë iniciativën Bashkimit Evropian për "rregullimin dhe qetësimin" e situatës në Ballkan. Kjo iniciativë pasqyrohet edhe në vizitën e Hilari Klintonit në Beograd.

"Ajo vjen pa mesazhe apo propozime konkrete. SHBA-të tashmë kanë thënë se do t'ia lënë BE-së të udhëheqë dialogun e ardhshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndonëse Prishtina dëshiron një rol dominant të Amerikës. Kjo është një divergjencë midis Uashingtonit dhe Prishtinës dhe një sinjal i rëndësishëm se SHBA-të ia lënë BE-së që të zgjidhë këtë çështje", thotë Papiç, analist i agjencisë “Stratfor”.

Publikuar: 12.10.2010 | 12:01
Lexuar: 189 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime