E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëdhëniet politike në mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme, ndërsa nevojitet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomikë, konkuluduan në këtë takim zëvendëskryeministri Ademi dhe ministri Qagllajan.
Zėvendėskryetari i Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė, Abdilaqim Ademi pėr vizitė nė Turqi









- Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, me ftesë të Odës ekonomike Maqedoni-Turqi, MATTO po qëndron për vizitë në Republikën e Turqisë.

Zëvendëskryeministri Ademi sot në Ankara është takuar me ministrin për tregti në qeverinë turke, Zafer Qagllajan. Theks të veçantë në këtë takim iu dha bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve turke në vendin tonë.

Marrëdhëniet politike në mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme, ndërsa nevojitet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomikë, konkuluduan në këtë takim zëvendëskryeministri Ademi dhe ministri Qagllajan.

"Maqedonia është vend i rëndësishëm në Ballkan dhe Turqia ka marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe jemi të angazhuar në zhvillimin ekonomik në mes dy vendeve", u shpreh ministri Qagllajan. Ai iu bëri thirrje investuesve turq që të investojnë në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Ademi u shpreh se të dy qeveritë kanë vullnet për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe se Qeveria e Maqedonisë, sipas tij, ka krijuar kushte të volitshme për kompanitë që do të investojnë në Maqedoni.
Deputeti Xhevat Ademi - Kryetari i Viliajetit Gazientepe Sulejman Akçi dhe zv/kryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi

Zëvendëskryetari i Qeverisë, Abdilaqim Ademi shprehu falimenderime për mbështetjen që Republika e Turqisë ia jep Maqedonisë në të gjitha sferat.

Zëvendëskryeministri Ademi sot në Ankara ka vizituar Odën Indstriale të Ankaras dhe Odën Ekonomike të këtij qyteti ku ka realizuar takime të shumta me afaristë, anëtar të këtyre odave, me c’rast mori pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në mes Odës ekonomike Maqedoni – Turqi MATTO dhe Odës ekonomike dhe Odës Industriale të Ankarasë.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Ademi ka vizituar edhe qytetin Gazientepe. Ai është pritur nga kryetari i Vilajetit të këtij qyteti, Sulejman Akçi dhe kryetari i Komunës së Gazientepes, Asim Gjuselbej si dhe ka vizituar zonën industriale dhe atë ekonomike të këtij qyteti.

Zëvendëskryeministri Ademi para afaristëve turq ka prezantuar ekonominë e Maqedonisë dhe kushtet për investim në vendin tonë. Ai ka sqaruar se qeveria ka krijuar klime pozitive për investitorët dhe iu ka bërë thirrje atyre që të vinë dhe investojnë në vendin tonë.

Ndërkaq, të mërkurën, zëvndëskryeministri Ademi, në Stamboll do të vizitojë Odën Ekonomike Tuskon, ku do të realizojë takime me afaristë - anëtarë të kësaj Ode.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi për vizitë në Turqi

Publikuar: 12.10.2010 | 05:26
Lexuar: 734 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime