E premte, 18.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Ekspozita është pjesë e programit "Javët e Kultures Gjermane në Shqipëri 2010", që organizohet çdo tetor nga ambasada gjermane në Tiranë.
Rrugėtimi 20-vjeēar Shqipėri-Gjermani, ne njė ekspozite fotografike









Besi Londo

- Shqipëria dhe Gjermania, dy vende, të cilat në vitet 90-të u përfshinë nga ndryshime të mëdha historike dhe politike pas ndryshimeve në 20 vitet e fundit, sillen në perceptimin e 5 fotografëve, nga të cilët, një gjerman, në një ekspozitë të hapur në Qëndrën Multifunksionale TEN në Tiranë.

Ndërsa katër fotografët shqiptarë: Bevis Fusha, Arvenol Hasa, Ledia Kostandini, Alketa Ramaj kanë fotografuar sivjet Gjermaninë për t'ja paraqitur publikut shqiptar 20 vjet pas ribashkimit të saj.

Përkundrejt tyre, fotografi gjerman Heinrich Volker, i cili që nga viti 2005 viziton rregullisht Shqipërinë, ka fotografuar Shqipërinë sipas këndvështrimit të tij, 20 vjet pas rënies së komunizmit, duke sjellë pjesë të realitetit shqiptar gjatë proçeseve transformuese. Të gjitha fotografitë e ekspozuara janë të thjeshta dhe pasqyrojnë situata nga jeta e përditshme në të dy vëndet.

Ekspozita është pjesë e programit "Javët e Kultures Gjermane në Shqipëri 2010", që organizohet çdo tetor nga ambasada gjermane në Tiranë.

E pranishme në përurimin e saj, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Carola Müller-Holtkemper, u shpreh se "për të dy vendet, Gjermaninë dhe Shqipërinë, viti 1990 ishte viti i përmbysjes dhe i hapjes. 20 vjet më pas Shqipëria është pjesë e strukturave euroatlantike dhe gjendet në rrugën e integrimit në BE".

Ekspozita me fotografi është organizuar nga "Tirana Art Lab-Qendër për Artin Bashkohor", e cila promovon dhe mbështet artistët e rinj nga Shqipëria dhe Europa duke organizuar aktivitete të tilla sikurse dhe kjo ekspozitë, me mnbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe Fondacionit të Kulturës Europianë.

Për të katërtin vit në Shqipëri organizohet programi i javëve Gjermane. Sivjet ai vjen me moton "20 vjet në rrugëtim", një tematikë, rreth të cilit po organizohen panele diskutimi, koncerte, shfaqje filmash, seminare, etj.

Aktivitetet e sivjetme nuk do të zhvillohen vetëm në kryeqytet, por dhe qytetarët e Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Vlorës, Elbasanit, etj. Në 26 nëntor zhvillohet dhe aktiviteti përmbyllës i javëve të kulturës Gjermane

Publikuar: 12.10.2010 | 15:00
Lexuar: 981 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime