E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm, fyti, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave.
Disa kuriozitete rreth trupit qė ndoshta ju nuk i dini





1. Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

2. Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm, fyti, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave.

3. Trupi ynë në 30 minuta nxjerr aq energji sa mund të zihen rreth 2 litra ujë. Ai konsumon një sasi të madhe kalorish për të mbajtur temperaturën tonë të qëndrueshme në rreth 36 gradë; këto kalori janë të mjaftueshme për të valuar një tenxhere me ujë.

4. Veshët tona fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normal. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në veshin tonë të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët.

5. Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetgudulisen. Njeriu është qenia e vetme që prodhon lot nga ndjenjat.

6. Femrat e djegin dhjamin më ngadalë se burrat. Për shkak të funksionit të tyre riprodhues femrave i duhet më shumë kohë për të djegur kalori. Për një diferencë prej rreth 50 kalori në ditë.

7. Hapësira midis hundës dhe pjesës së sipërme të buzës sipas grekëve të lashtë është është një nga pjesët më erogjene të gjithë trupit. Dijetarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë funksioni ka.

Publikuar: 12.10.2010 | 15:09
Lexuar: 1744 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime