E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, në fjalën e tij, me rastin e fillimit të punimeve të Seminarit të IV Ndërkombëtar të Albanologjisë, theksoi se është nder për USHT-në, që për herë të katërt e organizon këtë seminar, i cili në një vend i tubon emrat më të shquar të shkencave albanologjike.
Nė USHT i filloi punimet Seminari i IV Ndėrkombėtar i Albanologjisė










Në USHT, gjatë ditës së sotme, më 12.10.2010, në mënyrë solemne i filloi punimet Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë, në të cilin gjatë tri ditëve në vazhdim, me kumtesat e tyre do të prezantohen mbi 70 studiues nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga vende të ndryshme të botës, në katër sesione të ndryshme shkencore, atë të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnologjisë.

Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, në fjalën e tij, me rastin e fillimit të punimeve të Seminarit të IV Ndërkombëtar të Albanologjisë, theksoi se është nder për USHT-në, që për herë të katërt e organizon këtë seminar, i cili në një vend i tubon emrat më të shquar të shkencave albanologjike.

“Manifestimet shkencore, debatet dhe mendimet, që pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, do të nxjerrin në dritë vlera të rëndësishme dhe me peshë shkencore. Seminari i Albanologjisë ka qenë dhe do të mbetet në vazhdimësi në shërbim të këtij qëllimi me porosi të mëdha humane dhe civilizuese.
Në USHT i filloi punimet Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë

Ky Seminar është një vatër që i tubon studiuesit e gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare, nga vendi ynë dhe nga të gjitha anët e botës, që t’i paraqesin, t’i shtrojnë tezat e tyre shkencore dhe të debatojnë për çështje që kanë të bëjnë me fushat e albanologjisë”, theksoi rektori Reka, duke dhënë edhe një porosi për pjesëmarrësit e seminarit: -”Jepni gjuhës, letërsisë dhe historisë sonë kuptim, që ta prezantojmë më mirë jetën tonë shkencore të albanologjisë.

Ne, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, jemi të gatshëm që ta zhvillojmë me kujdes shkencën e albanologjisë. Qasjet shkencore dhe të drejta, në studimeve, për studentët dhe profesorët e Universitetit tonë paraqesin një detyrim profesional dhe kombëtar dhe përmbajnë në vete një krenari dhe konkurrencë pozitive”, theksoi në mes tjerash në fjalimin e tij Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka.
Në USHT i filloi punimet Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, doc.dr. Fehari Ramadani, duke e shpallur të hapur këtë eveniment të rëndësishëm për shkencën shqiptare, theksoi se Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë, përmes veprimtarisë së tij, jep mesazhe bashkëpunimi dhe respekti, jo vetëm për botën shqiptare, por për të gjithë ata që e çmojnë shkencën, kulturën, dijen dhe vlerat tjera njerëzore.

"Seminari i sivjetmë synon të zhvillojë veprimtari të shumanshme shkencore dhe kulturore. Ai është i ndarë në katër sesione shkencore, në të cilat studiuesit nga fusha të ndryshme të albanologjisë do të mbajnë kumtesa në lëmenjtë si: gjuhësi, letërsi, etnokulturë dhe histori. Referimet do të shoqërohen me debate të frytshme shkencore.

Gjatë sesioneve shkencore të këtij seminari do të lexohen rreth 50 kumtesa, nga studiues të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Nga ky seminar presim të dalin rezultate të reja shkencore, të cilat pa dyshim do t’i çojnë përpara studimet në fushën e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe të etnokulturës shqiptare”, tha në fjalën e tij, Drejtori i Seminarit të IV Ndërkombëtarë të Albanologjisë, doc. dr. Fehari Ramadani.
Në USHT i filloi punimet Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë

Me pjesëmarrjen e tyre hapjen solemne të punimeve të këtij seminari e nderuan edhe kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, ish ministri Arsimit dhe Shkencës, deputet aktual nga radhët e DR-së, z. Sulejman Rushiti, kryetari i Komunitetit Bektashian në RM, Hirësia e tij, Baba Edmond Brahimaj dhe shumë personalitete të tjera nga jeta shoqërore dhe politike në vend.

Ky manifestim u pasurua edhe me një program artistik, të realizuar nga Programi studimor i Artit Muzikor, në interpretim të sopranos Nita Zenuni dhe në piano Shkëlzen Baftjari.

Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë do t’i vazhdojë punimet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, edhe atë përmes katër sesioneve shkencore: Sesionit shkencor të Gjuhësisë, me temë: ,,Probleme aktuale dhe historike të gjuhës shqipe; Sesionit shkencor të letërsisë, me temë: "Gjendja e komunikimit kulturor ndërshqiptar"; Sesionit shkencor të etnokulturës, me temë: "Etnografia e trevave lindore shqiptare flet vetëm shqip” dhe Sesionit shkencor të historisë, me temë: "Zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në trevat lindore shqiptare, gjatë viteve 1945-1991".
Në USHT i filloi punimet Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë
Në USHT i filloi punimet Seminari i IV Ndërkombëtar i Albanologjisë

Publikuar: 12.10.2010 | 20:29
Lexuar: 655 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime