E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti me titull “Dhoma tradicionale aristokrate” ose dhoma shqiptare e mysafirëve që do të ndërtohet në njërën nga hapësirat e këtij muzeu, ka për qëllim kthimin e vlerave autentike të shtëpisë së Jashar Beut, e cila është adaptuar në një muze i mbrojtur me ligj.
QNK dhe SHHMSH marrėveshje pėr realizimin e projektit tė dedikuar pėr Muzeun e Lirisė



Në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e vlerave autentike nga trashëgimia jonë e pasur kulturore, si dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në mes Qendrës Nacionale për Konservim (QNK) dhe Shoqatës së Historianëve Shqiptarë është nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projektit të dedikuar për Muzeun e lirisë.

Projekti me titull “Dhoma tradicionale aristokrate” ose dhoma shqiptare e mysafirëve që do të ndërtohet në njërën nga hapësirat e këtij muzeu, ka për qëllim kthimin e vlerave autentike të shtëpisë së Jashar Beut, e cila është adaptuar në një muze i mbrojtur me ligj.

Në të vërtetë, kthimi i traditës, ripërtëritjes së pjesës së vjetër të Shkupit, arritja e funksionalitetit të muzeut, janë objektivat kryesore të këtij projekti që është përkrahur financiarisht nga Këshilli i qytetit të Shkupit.

Duke nënshkruar këtë marrëveshje për bashkëpunim për realizimin e projektit të arkitekturës së vjetër profane, përkatësisht qytetare, drejtori i QNK, Behixhudin Shehapi dhe kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Skender Asani, theksuan se ky bashkëpunim institucional edhe në të ardhmen do të zhvillohet me realizimin e më shumë projekteve që janë në funksion të kthimit të vlerave ndërtuese tradicionale të qytetit në veçanti revitalizimit të Çarshisë.

Në ambientet e këtij muzeu do të inkorporohen elemente të arkitekturës së vjetër qytetare karakteristike për enterierin, përkatësisht të gdhendjes së thellë të drurit, rafteve, mindereve, musendrave, dhomave të pritjes, si dhe aplikime nga guri, hekuri, bakri etj.

Projekti do të finalizohet deri në Kurban Bajram, kur pritet të organizohet edhe një solemnitet tradicional të Bajramit.

Publikuar: 12.10.2010 | 11:35
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime