E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në vendkalimin Nikopoll-Marganec në rajonin Dnepropetrovska. Të gjitha viktimat kanë udhëtuar me autobus.
Dyzet persona kanė humbur jetėn nga pėrplasja e trenit dhe autobusit nė Ukrainė










- Dyzet persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 janë lënduar rëndë në përplasjen e autobusit dhe trenit në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i hekurudhës ukrainase.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në vendkalimin Nikopoll-Marganec në rajonin Dnepropetrovska. Të gjitha viktimat kanë udhëtuar me autobus.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç e shpalli ditën e nesërme për ditë zie në vend.

Në kumtesën e hekurudhës thuhet se ka qenë i kyçur sinjalizimi, i cili ka treguar se kalimi për lëvizje është i mbyllur.

Hetimi tregoi se sinjalizimi i kalimit ka funksionuar, ndërsa dukshmëria në të dy drejtimet ka qenë rreth 700 metra.

Sipas të punësuarve në hekurudhë, shkaktar për aksidentin ka qenë autobusi i cili ka tentuar të kalojë pa i kushtuar vëmendje sirenës së trenit.

Kryeministri Mikolla Azarov deklaroi se Qeveria do t'u paguajë familjeve të viktimave nga 9.100 euro. Ai ka kërkuar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Konstantin Efimenko të shkojë në vendin e fatkeqësisë dhe të inkuadrohet në punën e Komisionit, i cili kryen hetim për shkaqet, ndërsa drejtohet nga zëvendëskryeministri Andrej Kluev.

Publikuar: 12.10.2010 | 20:54
Lexuar: 252 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime