Minatori i parë i cili u shpëtua është Florensio Avalos (31). Nxjerrja e kapsollës ka zgjatur 16 minuta ndërsa lëshimmi nën reagimin e gravitacionit një minutë më shumë.
Janë nxjerrë edhe dy minatorë nga miniera kiliane për ar dhe bakër në San Hoze, me çka numri i minatorëve të shpëtuar tani për tani arrin në pesë.
Minatori i parë i cili u shpëtua është Florensio Avalos (31). Nxjerrja e kapsollës ka zgjatur 16 minuta ndërsa lëshimmi nën reagimin e gravitacionit një minutë më shumë.
Minatori i dytë kilianë prej 33 minatorëve i cili është nxjerrë është 39-vjeçari Mario Sepulveda i cili ndodhet në gjendje të mirë psikike.
Menjëherë pas nxjerrjes së tij nga kapsolla ai i përqafoi bashkëshoshorten e tij dhe presidentin kilian Sebastian Oinera të cilët ishin në mesin e të parëve të cilën e pritën.
Pastaj me buzëqeshje në fytyrë Sepulveda nxorri nga çanta copëza nga shkallët dhe ua ndau për kujtim disa personave rreth tij duke thirrur "Të jetojë Kili!".
Nxjerrja e minatorit të tretë, 52-vjeçarit Huan Iljanes, zgjati përafërsisht 15 minuta.
Minatori i katërt i nxjerr është boliviani Karlos Mamani, i cili është shtetasi i huaj i vetëm mes minatorëve i cili kaloi 69 ditë i bllokuar nën dhe.
Njëjtë si tre minatorët e tjerë edhe ai ishte pritur me gëzim të madh dhe përqafim i fuqishëm nga bashkëshortja e tij dhe një numër i madh i njerëzve të cilët e ndjekin nxjerrjen e minatorëve.
Pas daljes në sipërfaqe, Mamani e tregoi bluzën e tij dhe me flamur kilian në të dhe bërtit "Të faleminderit Kile". Presidenti i Çiles dhe zonja e parë e shtetit mbanin në dorë flamuj bolivian.
Minatori i pestë i nxjerrur është 19-vjeçari Xhimi Snçes. Mediat e huaja lajmërojnë se ai nuk është dukur se është në gjendje aq të mirë shëndetësore si dhe persona e nxjerrë më parë dhe se është bartur me barelë.
Derisa ruhet ritmi i deritanishëm i nxjerrjes, të gjithë 33 minatorët do të mund të shpëtojnë në periudhën prej 24 orëve, theksojnë agjencitë botërore.
I fundit në sipërfaqe të vendit do të dalë shefi i ndërrimit, 54-vjeçari Luis Ursua, i cili llogaritet si lider i minatorëve. Ai do të bëhet, sipas të gjitha gjasave, njeriu i cili kaloi kohë më të gjatë nën tokë dhe ndoshta do të hyjë në Librin e Ginisit të rekordeve.
Në çdo rast, operacioni për lirimin e 33 minatorëve, të cilët 69 ditë ishin të ngujuar nën tokë, do të hyjë në histori si një nga aksionet më të ndërlikuara dhe më të suksesshme.