E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në nje situatë të një krize të thelle ekonomike dhe financiare dhe blokadave nga pushteti qendror , falë politikave të forta të kursimit dhe politikave të menaxhimit me transparenece dhe korrektësi të fondeve publike në bashkëpunim me qytetarët, Komuna arriti të përmbyllë një investim i cili peshon afro 240 mijë euro" - theksoi kryetari Osmani.
Pėrurohet investimi  kapital nė komunėn e Gostivarit









Në shoqërim të shumë banorëve të fshatit Balindoll si dhe mysafirëve, kryetari Osmani bëri hapjen solemne të rrugës së Balindollit.

Të pranishmëve i pari iu drejtua kryetari i bashkësisë lokale z. Bakri Sulejmani i cili mes tjerash uroi të gjithë për asfaltimin e kësaj rruge.

"Në këtë rrugë për së pari herë investohet pas shumë vitesh të lënë pas dore. Asfaltimi i kësaj rruge u bë i mundur falë angazhimit të kryetarit të komunës prof.dr. Rufi Osmani dhe ekipit të tij" - tha z. Bakri Sulejmani. Ai ftoi kryetarin Osmani të mbajë fjalimin e radhës me çka kryetari shprehu kënaqësinë në promovimin e njërit nga investimet më kapitale për Balindollin dhe në përgjithësi në komunën e Gostivarit.

"Në nje situatë të një krize të thelle ekonomike dhe financiare dhe blokadave nga pushteti qendror , falë politikave të forta të kursimit dhe politikave të menaxhimit me transparenece dhe korrektësi të fondeve publike në bashkëpunim me qytetarët, Komuna arriti të përmbyllë një investim i cili peshon afro 240 mijë euro" - theksoi kryetari Osmani.

Ai më tej shtoi se në këtë investim komuna mbuloi financiarisht obligimin e kanalizimit në këtë pjesë të fshatit me vlerë prej 90.000 euro, asfaltimi i rrugës kryesore në vlerë prej 120 mijë euro u bashkëfinancua me Qendrën rajonale për zhvillim të Pollogut dhe njëkohësisht një pjesë e fshatarëve të Balindollit asistuan në disa rrugica në kuadër të fshatit në vlerë prej mbi 30 mijë euro.
Përurohet investimi kapital në komunën e Gostivarit

“Në këtë mënyrë ne praktikisht dhe me sukses realizojmë partneritetin privat-publik duke bashkëmenaxhuar me qytetarët ne realizimin e projekteve kapitale dhe në këtë mënyrë i zgjedhim problemet e trashëguara për më tepër dekada”, shtoi kryetari Osmani. Ai u shprehu falënderim inxhinierëve të komunës Fatmir Dalipi dhe Senad Eminin që kryen një punë shumë korrekte dhe për mbikëqyrjen shumë serioze të punimeve, si dhe drejtorëve të firmave “Pellagonija” dhe “Bibaj” për realizimin e punimeve.

Duke u përqendruar në Balindoll kryetari i komunës theksoi se për një vit e gjysëm në fshatin Balindoll janë realizuar investime që tejkalojnë shumën prej 500 mijë euro dhe njëkohësisht për një vit e gjysëm janë paguar 3milion euro nga borxhet e trashëguara nga garnitura paraprake.

" Krahas kanalizimit dhe rrugës, komuna e Gostivarit është duke e paguar edhe shkollën në fshat. Fshati juaj është një model i një bashkëpunimi korrekt të komunës me kryesinë e fshatit edhe atë kryetarin e bashkësisë lokale Bakri Sulejmani, këshilltarin Fejsal Jakupin dhe të gjithë tjerët që kanë dhënë kontribut që të mbyllet ky investim. Kjo punë është bazë e shëndoshë që ne të vazhdojmë investimet edhe në vitet vijuese, jo vetëm në vendbanimin tuaj por në gjithë territorin e komunës së Gostivarit." - u shpreh kryetari duke elaboruar investimet e deritashme të komunës së Gostivarit.

Në fund kryetari Osmani theksoi faktin që këto investime japin një porosi të gjithë qytetarëve të Gostivarit dhe më larg, se vetëm me një bashkëpunim korrekt ndërmjet njerëzve të zgjedhur me votën e tyre te lire dhe nëpërmjet një menaxhimi korrekt të parave publike, mund të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Ai gjithashtu ceku faktin se Qeveria e Maqedonisë prej ardhjes së tij në komunën e Gostivarit, nuk ka investuar asnjë denarë në asnjë sferë dhe kjo është një e vërtetë që nuk duhet harruar.

Për hir të këtij evenimenti me rëndësi për fshatin Balindoll, banorët lokalë kishin organizuar edhe një koktej modest për mysafirët.

Publikuar: 13.10.2010 | 15:25
Lexuar: 1189 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Adnani (13/10/2010 19:57:23) Esshte ky njeriu u punes i fjales dhe i levizjes kombetare ,kjo deshmon se ky pa ndihmen e autoriteteve qeveritare punon vete me ndihmen e qytetareve.suskese

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime