E mërkurë, 30.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me “Hereafter”, Eastwood ka realizuar filmin më shpirtëror të krijimtarisë të tij. Tre personazhe që përballen me jetën përtej reales.
Clint Eastwood: “Filmi im pėrtej kufijve tė jetės”






Përveç një shenje të vogël në filmin e tij western “Pal Rider”, asgjë në karrierën e Clint Eastwood nuk na kishte përgatitur për filmin e ri, “Hereafter”, që tregon për arratisjen prekëse drejt së mbinatyrshmes, një vëzhgim këmbëngulës për ekzistencën e jetës pas vdekjes. Filmi, i pranishëm në Festivalin e Torontos dhe ai që mbylli Festivalin Filmit në Nju Jork, pritet të dalë në SHBA më 22 tetor dhe në Europë në fillim të vitit të ardhshëm.

Edhe pse i ka mbushur 80 vjeç, Clint Eastwood vazhdon të na befasojë me punën e tij. Ai jo vetëm braktis zhanre kinematografike “të errët”, por e nis filmin me një nga sekuencat më spektakolare të kinemasë së tij dhe gjithë kinemasë në përgjithësi: cunamin e vitit 2004 në Tajlandë, por të “rindërtuar” në Hawai dhe në studiot e “Pinewood” në Londër. Në film gërshetohen tre personazhe: një gazetare (Cecile De France), një djalosh dhe një burrë me aftësi paranormale (Matt Damon). Peter Morgan e kishte shkruar skenarin shumë vite më parë kur kishte humbur një mik të shtrenjtë. Kur agjenti i tij ia çoi Spilberg, ky i fundit ia kaloi mikut të tij Clint Eastwood.

“Nuk sheh shumë filma sot ku gërshetohet aspekti shpirtëror dhe ai romantik”, thotë regjisori. “Është një histori spirituale por pa nota besimi të vërteta. Sigurisht që besimet na shtyjnë të pyesim se çfarë qëndron përtej jetës, por kjo histori më pëlqeu sepse besimi nuk hyn fare. E di që herët ose vonë, të gjithë, në njëfarë pike kanë menduar për vdekjen. Historia e filmit është një fantazi, por do të ishte fantastike nëse do të kishte diçka të tillë atje lart”. Ndërsa për aktorin bukurosh Matt Demon “filmi flet për vdekjen, por jep një mesazh për jetën”. Clint ka lindur në vitin 1930. Mendësia e tij personale dhe artistike u përpunua me kalimin e viteve dhe përvojave jetësore. Në filmat e parë në të cilët ka interpretuar, kishte një ndarje shumë të qartë dhe të madhe mes së mirës dhe së keqes dhe fakti që në fund, pavarësisht gjithçkaje do të triumfonte e mira. Të tillë ishin filmat në të cilët ai interpretoi nën regjinë e Serxhio Leonit, që patën ndikim të jashtëzakonshëm te Clint.

Clint Eastwood, mos ndoshta duke bërë këtë film, u bindët se pas vdekjes ka jetë?

Jo. Kam folur me persona që thonë se kanë pasur eksperienca afër vdekjes dhe të gjithë tregojnë skenarë të ngjashëm. E vërteta është se nuk e dimë se ç’ndodh më vonë, askush nuk e di. Dimë vetëm se jeta jonë ka një finale. Çdokush ka idetë e tij mbi atë që ekziston apo nuk ekziston përtej, por të gjitha janë gjëra hipotetike. Filmi shton shumë pyetje dhe i takon publikut të reflektojë dhe të japë përgjigje për to”.

Keni provuar momente ku jeni ndier më pranë vdekjes?

Kujtoj kur isha shumë i vogël, ndoshta katër vjeç, kur teksa im atë më mbante në shpinë, duke lëvizur shumë, rashë në det. E shoh ende ngjyrën e ujit teksa më merrte poshtë, por në atë moshë nuk mendon shumë. Nuk i ke mësuar ende fjalët e këqija, nuk e pyet veten se çfarë po të ndodh. Një herë tjetër, në moshën 21-vjeçare, kur isha në avion, gjatë një turbulence të fuqishme kur sapo kishim kaluar Kaliforninë, pata frikë se mos vdisja. E vetmja gjë ku arrita të përqendrohesha ishin dritat që shihja në largësi dhe mendoja: dikush aty ka ndezur zjarr dhe po pi birra. Sa do të doja të isha atje. Nuk mendova për fatin apo vdekjen.

Atëherë si ka mundësi që ju pëlqeu menjëherë skenari?

Ky nuk është lloji i filmave që mund t’u japësh përgjigje. Është një film për kuriozitetin, mbi sensin e misterit dhe mungesën e kompletimit të gjërave që i ndiejmë të gjithë.

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë tregoni se nuk doni të hiqni dorë nga puna?

Nuk kam ndërmend fare. Vitin tjetër do të bëj një film për J.Edgar Hoover, një agjent i FBI-së, ku në rolin kryesor do të jetë Leonardo di Caprio.

I pamposhtur...

Njihja pak Frank Capran dhe kam kaluar disa kohë me të në June Lakeku, ku ai jetonte në verë. Ishte një njeri shumë inteligjent. Pyesja veten përse nuk bënte filma të tjerë. Ose Billy Wilder që hoqi dorë nga puna në vitet ‘60. Gjithmonë e kam pyetur veten përse. Ndoshta nuk gjenin histori që t’u pëlqenin, apo ndoshta kishin bërë filma që nuk kishin ecur mirë dhe Hollywood-i në këtë pikë nuk të fal. Por sipas meje, vitet më të mira të jetesës janë ata kur njeriu njeh shumë njerëz dhe ka shumë miq. Njoh një regjisor portugez, Manoel De Oliviera, i cili bën ende filma edhe pse është 100 vjeç. Edhe unë kam ndërmend të bëj të njëjtën gjë.

Një histori shprese alla Dikens

Janë personazhe që vdekja i ka prekur në mënyra të ndryshme, protagonistët e filmit të ri, i shtati i Clint Eastwood, “Hereafter” që flet për jetën përtej vdekjes. Surpriza nuk qëndron në zgjedhjen e temës apo të vizionit stoik dhe pesimist të ekzistencës, me të cilën regjisori na ka mësuar gjithmonë, por tek ideja për të vendosur në qendër të ngjarjes një njeri, George Lenegan (Matt Damon), me aftësi paranormale. Një zgjedhje e rrezikshme, por që vetëm një mjeshtër si Clint mund të guxonte ta ndërmerrte. Përshkimi i botës dhe karakteret e personazheve na kujtojnë shumë romanet e Çarls Dikens. “Hereafter” hapet me një ndërtim të jashtëzakonshëm të cunamit që ka shkatërruar juglindjen aziatike në dhjetor të 2004-s. Eastwood bën bashkë fantazma dhe shpirtra të botës së përtejme që përzihen me fakte reale.

Publikuar: 13.10.2010 | 22:26
Lexuar: 1195 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime