E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një e fshehtë apo një sekret i madh, kur bie në gojën e femrave, nuk zgjat më shumë se 34 orë të jetë i tillë, pasi kur kalon ky afat, atë e kanë mësuar shumë persona. E kjo, pasi sipas një sondazhi të realizuar në Britaninë e Madhe, femrat nuk dinë t’i ruajnë ato.
Femrat e ruajnė njė sekret vetėm 34 orė





Studimi i realizuar me mijëra femra, tregoi sesi një në dhjetë prej tyre pranuan se nuk janë në gjendje për ta mbajtur mbyllur gojën për më shumë se 45 minuta, nëse dinë diçka të rëndësishme, pa marrë parasysh fare se sa i besueshëm dhe sa i rëndësishëm është lajmi.

Koordinatorët e studimit arritën në përfundimin sesi edhe shoqja juaj më e mirë, që ndoshta ju betohet për të mbajtur një sekret tuaj më gjithë shpirtin e mirësinë e saj, arrin ta bëjë këtë vetëm disa orë, pasi pastaj i lind dëshira për ta ndarë besimin.

Dhe kjo, sipas studiuesve, jo se femrat janë dashakeqe, por se e kanë në gjenetikën e tyre të ndajnë gjërat me të tjerët.

Nuk është çudi që 12 përqind e të intervistuarave pranoi të kishte tradhtuar një herë në jetë besimin e një miku ndaj një sekreti.

Sa i përket pastaj temave të preferuara prej tyre për thashetheme, vendi i punës u konsistua se ishte kryesori, shoqëruar me temat rreth tij.

Pastaj, renditej familja ku shoqet mblidheshin me njëra-tjetrën për të diskutuar mbi problemet e zemrës.

Publikuar: 14.10.2010 | 10:41
Lexuar: 530 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime