Sipas kësaj organizate, tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë, 16 tetor 2010, me fillim në ora 12:30 prej ku në mënyrë të organizuar do të nisemi drejt ambasadës serbe në Shkup.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! të shtunën do të mbajë protestë para ambasadës serbe në Shkup, në shenjë reagimi kundër djegies së flamurit shqiptar.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër ksenofobinë serbe të shfaqur nëpërmjet djegies së flamurit kombëtar shqiptar nga huliganët serb në shkallët e stadiumit Marassi në Gjenovë të Italisë ku po luhej ndeshja midis kombëtarëve të Italisë dhe Serbisë.
Sipas kësaj organizate, tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë, 16 tetor 2010, me fillim në ora 12:30 prej ku në mënyrë të organizuar do të nisemi drejt ambasadës serbe në Shkup.
Lëvizja ZGJOHU! apelon për protesta dinjitoze kundër shprehjes së urrejtjes serbe ndaj popullit autokton shqiptar dhe fton të gjithë qytetarët që mos të përsërisim barbarizmat serbe, por të protestojmë qetë dhe me dinjitet.
Protesta para Ambasadës serbe në Tiranë
- Disa dhjetëra të rinj shqiptarë janë mbledhur mbrëmë për të protestuar para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në stadiumin e Xhenovas në Itali, ku ultrasit serbë shfaqën hapur, para gjithë botës urrejtjen për shqiptarët, duke djegur flamurin kuq e zi.
Mësohet se të rinjtë mbajnë nëpër duar sllogane me mbishkrimin "Kosova është Shqipëri", për t'ju kundërpërgjigjur sloganit të ultrasve serbë "Kosova është Serbi", një slogan tjetër që mbajnë në duar është "Shqipëri etnike". Mësohet se forca të shumta policie kanë mbajtur nën vëzhgim protestuesit, të cilët kanë djegur para ambasadës edhe një flamur serb, transmetojnë mediat shqiptare.
Ndërkohë që tifozët shqiptarë reagojnë para këtij veprimi të mbushur me urrejtje, fotot e të cilit kanë bërë tashmë xhiron e botës.
Më herët ministri i Jashtëm serb, i kërkoi ndjesë Italisë, për trazirat e shkaktuara në Xhenova, ndërsa drejt Shqipërisë nuk ka asnjë reagim.
Reagimi i shqiptarëve vjen vetëm një ditë pas ndeshjes Itali-Serbi ku njerëz me precedentë penalë, ultranacionalistë serbë dhe tifozë fanatikë kanë çuar në ndërprerjen e ndeshjes dhe në akte të shumta dhune në të gjithë qytetin e Xhenovas.
Ngjarja ka lënë një shije të hidhur te të gjithë shqiptarët, duke qenë se bëhej fjalë thjesht për një ndeshje futbolli