"Druaj se sa më shumë aleatët tanë më shumë i zvogëlojnë kapacitetet e tyre, aq më shumë njerëz do të presin që SHBA-ja ta plotëson atë zbrazëtirë. E kjo më brengos se dhe ne vetë përballemi me probleme financiare", tha Gejts para bisedimeve të nesërme me aleatët e NATO-s.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts sot deklaroi se është i brengosur për shkak të zvogëlimit të buxhetit të mbrojtjes së Evropës, për shkak se kjo e rrit presionin ndaj forcave të armatosura të SHBA-së, të cilat janë të mbingarkuara.
"Druaj se sa më shumë aleatët tanë më shumë i zvogëlojnë kapacitetet e tyre, aq më shumë njerëz do të presin që SHBA-ja ta plotëson atë zbrazëtirë. E kjo më brengos se dhe ne vetë përballemi me probleme financiare", tha Gejts para bisedimeve të nesërme me aleatët e NATO-s.
Vendet evropiane janë të detyruar t'i zvogëlojnë buxhetet për shkak të krizës financiare, dhe kështu pritet që aleti kyç amerikan në Evropë-Britaninë e Madhe për dhjetë për qind ta ulë buxhetin për ushtrinë nga 36,9 miliard stërlinat e deritanishme, ndërsa Gjermania për më shumë se 9,3 miliardë euro, transmetojnë agjencitë botërore.