Nga gjithsejt 35 kompanitë e përfshira në studim, në 26 prej tyre pritet rritje e rrogave, ndërsa në 39 parashihet realizimi i përfitimit. Gjithsejt parashikohet rritje e të ardhurave në këto institucione financiare prej 3,5 përqindëve në 448 miliardë dollarë.
- Të punësuarit në institucionet financiare të Uollstritit njujorkez këtë vit do të përfitojnë gjithsejt rreth 144 miliardë dollarë, që janë të ardhurat e tyre më të mëdha në histori, theksohet në një studim në gazetën ditpre ekonomike "Uollstrit xhërnëll".
Në studim janë përfshirë të ardhurat e të punësuarve në 35 institucione financiare, em aksionet të cilave tregtohet në bursën e Nju-Jorkut, mes të cilave ka banka, ndërmarrje brokere, hexh fonde dhe kompani për menaxhim me tregjet e letrave me vlerë.
Në dokument theksohet se bankierët njujorkezë vitin e kaluar fituan 139 miliardë dollarë rekorde, por se gjatë këtij viti rrogat e tyre do të jenë më të mëdha për katër për qind dhe ata do të inkasojnë rreth 144 miliardë dollarë.
Nga gjithsejt 35 kompanitë e përfshira në studim, në 26 prej tyre pritet rritje e rrogave, ndërsa në 39 parashihet realizimi i përfitimit. Gjithsejt parashikohet rritje e të ardhurave në këto institucione financiare prej 3,5 përqindëve në 448 miliardë dollarë.
Në studim theksohet se pritet që bankat e Nju-Jorkut të punësuarve të tyre t'u paguajnë shumë të përgjithshme të rrogave në vlerë prej 32,1 për qind nga të ardhurat e realizuara. Përqindje më e madhe për rroga, këto banka ndanë në vitin 2007, kur të punësuarve u paguan shumë prej 36 për qind nga të ardhurat e realizuara.
Përfitimet e bankave të Uollstritit dukshëm u ulën gjatë krizës financiare, me ç'rast, si më kritiku ceket viti 2008. Për këtë vit pritet që bankat njujorkeze të realizojnë fitim prej 61,3 miliardë dollarë, që është për 20 për qind më pak se nga viti rekord - 2--6, kur fituan 82 miliardë dollarë.