Gjithsejtë 1300 metra rrugë është ndriçuar dhe janë vendosur 48 shtylla për ndriçim. Projekti për ndriçimin e rrugës në dalje të Gostivarit për në Tetovë, Komunës së Gostivarit i ka kushtuar mbi 4 milion denar.
Të gjitha rrugët që çojnë në hyrje dhe dalje të Komunës së Gostivarit tashmë gjatë natës po ndriçojnë. Rruga prej të udhëkryqi 101 në rrugën Boris Kidriç e deri në magjistralen M4 Gostivar Tetovë, e cila për vite të tëra ishte lënë pas dore në mbrëmje tanimë kjo rrugë po ndriçon dhe ka marrë pamjen e bukur si shumë rrugë tjera të Gostivarit.
Gjithsejtë 1300 metra rrugë është ndriçuar dhe janë vendosur 48 shtylla për ndriçim. Projekti për ndriçimin e rrugës në dalje të Gostivarit për në Tetovë, Komunës së Gostivarit i ka kushtuar mbi 4 milion denar.
Vendosja e shtyllave për ndriçim në hyrje dhe dalje të Gostivarit, bëhet me qëllim që banorët dhe mysafirët të cilët gjatë natës hyjnë dhe dalin në Gostivar të mos lëvizin në asnjë rrugë të errët dhe njëherësh tu tregohet të gjithëve udhëtarëve që udhëtojnë për në Kërçovë, Strugë, Ohër, Mavrovë dhe Dibër, se po e kalojnë qytetin e Gostivarit, një prej pesë komunave më të mëdha në Republikën e Maqedonisë.
Përveç ndriçimit publik, paraprakisht u bë asfaltimi i rrugës Boris Kidriç, zgjerimi për vend-parkingje të reja si dhe kanalizimi fekal dhe atmosferik për një pjesë të kësaj rruge.