Rreth 70 për qind e prindërve në Maqedoni si "masë edukative" akoma e përdorin rrahjen e fëmijëve, ndërsa një për qindje e madhe prej tyre emocionalisht dhe fizikisht i keqpërdorin, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar tek 1.277 të anketuar të moshës prej 18 deri 23 vjeç, i prezantuar sot në takimin e punës për parandalimin e keqpërdorimit të fëmijëve dhe braktisjes.
Hulumtimi tregon se një pjesë e madhe e të anketuarve në fëmijëri kanë përjetuar keqpërdorim fizik. Rreth 11 për qind janë rrahur keq duke ju lënë shenja të dukshme dhe lëndime. I lartë është niveli i keqpërdorimit të përjetuar emocional - rreth 42 për qind e fëmijëve janë shprehur se janë sharë, ofenduar, nënvlerësuar ose se prindërit u janë kërcënuar me rrahje. Është i përfaqësuar edhe keqpërdorimi seksual i fëmijëve, edhe atë përmes marrëdhënies seksuale ose prekjes së trupit të të rriturit ose fëmijës.
Sipas dr. Maria Raleva nga Klinika për psikiatri, bashkëpunëtore kombëtare për parandalimin e dhunës, edhe pse këto të dhëna mund të ndryshojnë gjegjësisht jo mjaft preciz për të pasqyruar gjendjen e vërtetë, megjithatë, duhet të merren si udhërrëfyes në ndërmarrjen e aktiviteteve të mëtutjeshme para së gjithash për parandalimn e ngjarjeve të këtilla. Sipas saj, përvojat negative në fëmijëri, keqpërdorimet e përjetuara, lënia pas dore dhe maltretimet reflektohen edhe në shëndetin fizik dhe mental të fëmijëve tek të cilët më vonë mund të gjinden një numër më i madh i çrregullimeve.
Ajo theksoi se ka lidhshmëri të theksuar midis keqpërdorimit të fëmijëve dhe manifestimet e mëvonshme të pirjes së duhanit, keqpërdorimit të alkoolit dhe drogave, depresion, vetëvrasje, dhe si fëmijë të rritur viktima të keqpërdorimit me siguri mund të zhvillohen sëmundje të zemrës, goditje në tru, diabeti dhe në përgjithësi shëndet i çrregulluar.
"Sjelljet e rrezikshme dukshëm lidhen me keqpërdorimin dhe moskujdesin nga fëmijëria, veçanërisht lidhshmëri e rëndësishme ndiqet midis keqpërdorimit fizik dhe keqpërdorimit emocional me jetesën me dikë i cili ka qenë alkoolist. Lëdhshmëri e rëndësishme pason midis keqpërdorimit emocional, fizik dhe seksual dhe pirja e duhanit, keqpërdorimi i alkoolit dhe sjellja suicidale", theksoi Raleva.
Dinesh Seti, përfaqësues rajonal i OBSH-së për Evropën, vlerëson se parandalimi i dhunës mbi fëmijët duhet të bëhet përmes edukimit, zvogëlimit të qasjes së alkoolit, ndryshimit të normave lidhur me keqpërdorimin e fëmijëve, vizitat e shtëpive, trajnimin e prindërve, si dhe zvogëlimin e shtatzanive të padëshiruara.
"Për paranadalimin e mirë është e nevojshme përgjigje multisektoriale në të cilën do të përfshihen edhe sektori shëndetësor, resori i drejtësisë, sektori social dhe arsimi. Duhet të zhvillohen edhe politika kombëtare, plane dhe programe në baza shkecore, dhe menjëherë dhe shpejtë ndahet në raste të zbuluara të maltretimit të fëmijëve me qëllim që të parandalohet rrethi i dhunës në të cilin ata fëmijë të cilët janë maltretuar kur do të rriten do të mund të bëhen persona të cilët do të maltretojnë", tha Seti.
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski theksoi se Qeveria në mënyrë serioze merret me këtë çështje dhe punon në operacionalizimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në strategjitë dhe planet aksionare. Për koordinim më të mirë të qasjes ndërsektoriale Qeveria planifikon edhe formimin e Trupit kombëtar për koordinim.
Pjesëmarrësit e takimit të punës u pajtuan se pasojat nga dhuna nuk i bartin vetëm fëmijët, tek të cilët gjithsesi është pjesa më e vështirë, por se ata më pas mbeten edhe persona jofunksional të cilët nuk mund të kujdesen për vete, ndërsa me këtë janë edhe barë e shoqërisë.