Njëzetë e tetë këshilltarë profesionistë të Maqedonisë morën certifikata për Program ndërkombëtar për trajnimin e këshilltarëve për karrierë nga Qendra për akreditim dhe arsim.
Ky është grupi i parë i këshilltarëve profesional për karrierë të cilët janë trajnuar dhe certifikuar në Maqedoni sipas standardeve të Programit. Ata janë të kualifikuar të ofrojnë shërbime individuale dhe grupore për zhvillimin e karrierës, strategji për punësime dhe për resurse njerëzore, ta lehtësojnë qasjen deri tek informacionet për tregun e punës dhe të punojnë në zhvillimin e fuqisë punëtore.
Programi për certifikim sipas Programit ndërkombëtar për trajnimin e këshilltarëve për karrierë në Maqedoni e vendosi projekti USAID për konkurrencë. Pjesëmarrësit janë të profileve të ndryshme-këshilltarë për karrierë, trajnues për karrierë, persona të cilët ndërmjetësojnë në procesin e kërkimit të punës, specialistë për punësime, koordinatorë për resurse njerëzore dhe zhvillim të karrierës.
"Gjenerata e parë e këshilltarëve për karrierë kanë detyrë të rëndësishme t'i kryesojnë dhe shkollojnë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët të zgjedhin edhe zhvillojnë karrierë përkatëse me talentet dhe interesat e ytre, por edhe në pajtim me nevojat e kompanive të Maqedonisë dhe investitorët e huaj", tha Majkëll Fric, drejtor i misionit të USAID-it.
Shefi i Projektit USAID për konkurrencë Nimish Xhaveri theksoi se bëhet fjalë për profesion të ri në Maqedoni e cila është pjesë e projektit i cili filloi para tre viteve dhe qëllimi i së cilës është të vendi të bëhet më me konkurrencë të tërheq investime, ndërsa para së gjithash ta zhvillojë fuqinë punëtore. Ai theksoi se ka pasur mospërputhshmëri midis sistemeve arsimore dhe atë që e kërkon tregu i punës dhe se ky problem është shqyrtuar me kujdes.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov tha se MASH do ta vazhdojë bashkëpunimin me USAID-in dhe do ta mbështesë funksionimin aktiv të këshilltarëve për karrierë dhe të Asociacionit të këshilltarëve për zhvillimin e karrierës në Maqedoni e cila u promovua sot.
"Përmes këshillimit për karrierë u ndihmohet të gjithë nxënësve dhe studentëve të orientohen në lidhje me karrierën dhe të zhvillohen në fuqi punëtore kualitative dhe me konkurrencë në tregun e punës", tha Todorov.
Programi ndërkombëtar për zhvillim të karrierës ka filluar në vitin 1997 në SHBA, ndërsa tani zabtohet në mbi 15 venede.