E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti ,,Aleksandër Moisiu” nga Durrësi i Republikës së Shqipërisë, gjatë javës që lamë pas, në qytetin bregdetar shqiptar nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
USHT dhe Universiteti i Durrėsit nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi




Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti ,,Aleksandër Moisiu” nga Durrësi i Republikës së Shqipërisë, gjatë javës që lamë pas, në qytetin bregdetar shqiptar nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjen e nënshkruan Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka dhe Rektori i Universitetit ,,Aleksandër Moisiu” të Durrësit, prof. dr. Agim Kukeli. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi në mes këtyre universiteteve në disa lëmi të ndryshme.

Qëllimi i marrëveshjes është përfitimi reciprok i universiteteve nga bashkëpunimi i tyre ndërkombëtar, zhvillimi i kooperimit akademik dhe arsimor, si dhe promovimi i mirëkuptimit në mes dy universiteteve.
Me marrëveshjen e nënshkruar nga ana e dy universiteteve parashihet shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimi i studentëve, të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë, për studime semestrale dhe periudha të praktikës.

Me anë të kësaj marrëveshje, po ashtu rregullohet edhe mënyra e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkimeve shkencore dhe publikimeve, pjesëmarrja në seminare, konferenca, evenimente dhe takime të ndryshme akademike, si dhe aspekte të tjera të jetës dhe funksionimit akademik të universiteteve.

Në delegacionin e USHT-së të kryesuar nga Rektori prof. dr. Agron Reka, bënin pjesë edhe prof.dr. Vullnet Ameti, u.d. i Dekanit të Fakultetit filologjik, doc.dr. Arbër Çeliku dhe koordinatorja e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Valdrina Fetat.

USHT, në periudhën e ardhshme pritet të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi edhe me universitete të tjera nga rajoni dhe bota.

USHT dhe Universiteti i Durrësit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
USHT dhe Universiteti i Durrësit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
USHT dhe Universiteti i Durrësit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar: 14.10.2010 | 14:38
Lexuar: 785 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime