E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Statistikat e agjencisë për punësim tregojnë se dy të tretat e punësimeve të reja janë në kohë të caktuar. Këta persona nuk mund të kërkojnë kredi, pasi zakonisht janë të refuzuar edhe për një shumë minimale prej 20 mijë denarë, ose u kërkohen kushte rigoroze, si dëshmitar, hipotekë etj.
Nuk ka kredi pėr tė rinjtė, bankat me kushte rigoroze

Driton Dikena


Të punësuarit me kohë të caktuar pothuaj se nuk kanë qasje në kredit bankare. Nëse bankat vendosin t’u japin atëherë kërkohen kontrata për punë të jetë në afat prej një deri në tre vjet. Nëse kemi parasysh faktin se vitet e fundit, gati të gjithë punësimet, janë realizuar me kohë të caktuar prej një e deri tre vjet, të rinjtë e kanë vështirë të vijnë deri në kreditë shfrytëzuese, që ofrojnë bankat e vendit. Statistika e agjencisë për punësim tregojnë se dy të tretat prej punësimeve të reja janë në kohë të caktuar. Këta persona zakonisht janë të refuzuar edhe për një shumë minimale prej 20 mijë denarë, ose u kërkohen kushte rigoroze, si dëshmitar, hipotekë etj.

Një problem tjetër, që hasin rinia dhe të gjithë kërkuesit e kredive është refuzimi i tyre me pretekst se kredikërkuesi është i punësuar në ndërmarrje jo të sigurt. Çdo bankë ka politikën e vetë dhe ka të drejtë të zgjedhë ndërmarrjet për të cilat konsideron se janë financiarisht stabile ose jo. Të gjithë ata të punësuar në ndërmarrjet jo të sigurta, sipas tyre, nuk mund ta realizojnë këtë të drejtë, edhe pse kanë vendime të përhershme pune.

Nga Banka Komerciale, thonë se të rinjtë që janë në marrëdhënie të përkohshme pune mund të marrin kredi, por, ata duhet të kenë së paku tre vjet kontratë pune dhe plus të jetë i punësuar në ndërmarrje e cila konsiderohet si profitabile, në të kundërtën, refuzohet.

Rregulla të rrepta bankat kërkojnë edhe gjatë përzgjedhjes së dëshmitarëve. Bankat komerciale të vendit refuzojnë edhe dëshmitarët, të cilët punojnë në ndërmarrje joprofitabile.


Kredi vetëm me kontratë afatgjatë


Sipas, Mirjana Konteska,nga Banka Komerciale, në vendin e parë zënë punësuarit në administratën shtetërore, punësuarit në banka dhe kompanitë e sigurimit dhe me pas të punësuarit e disa ndërmarrje të cilat bankat konsiderojnë se punojnë mirë. Sipas saj, kërkuesi i kredisë dhe dëshmitari duhet të jenë të punësuar në ndonjë ndërmarrje që konsiderohet si e pranueshme për bankën.

” Në dokumentacionin e ofruar për garantuesit e ardhshëm kërkohet informata edhe për atë sa të punësuar ka në ndërmarrje, ku punojnë, por analizohet edhe gjendja financiare e ndërmarrjes. Pas këtyre analizave disa kandidatë për garantues ndodhë që të refuzohen”, thotë Konteska.

Edhe shoqata aksionare ,,Stopanska Banka”, nuk u ofron kredi për të gjithë të punësuarit, sidomos atyre që kanë kontratë më pak se një vjet.

”Ata të cilët janë me marrëdhënie të përkohshme të punës prej 1 deri më 3 vjet ka mundësi të marrin kredi, por varet nga kontrata dhe të ardhurat e tyre se çfarë kredie do të mund t’u miratohet” thotë Fatmir Idrizi, njëri nga drejtorët e “Stopanska Banka”-s.

Sipas tij, është e vërtet se bankat kanë kujdes në përzgjedhjen e organizatave të cilat llogariten si fitimprurëse, në të kundërtën për ata organizata që janë në falimentim ose që konsiderohen si jostabile nuk mund të lejohen kredi.

“Të gjithë ato organizata, cilat nuk i kryejnë obligimet ndaj shtetit, që janë jo fitimprurëse, që janë në falimentim dhe të bllokuara, normal nuk mund t’i marrim si dëshmitar dhe si klient të kredive. Bankat punojnë për organizata të shëndosha dhe stabile, organe që i paguajnë të gjitha kontributet, për të cilat nuk ka kurrfarë problemi” përfundon Fatmir Idrizi nga “Stopanska Banka”- Shkup.

Bankat kanë politikë restriktive ndaj të rinjve

Edhe nga “Tutunska Banka” thonë se çdo i punësuar me kohë të caktuar nuk mund të merr kredi. Të punësuarit me kontratë prej 3 vjet mund të realizojnë të drejtën e kredisë, ndërkaq ata të cilët kanë kontratë prej 12 muaj e më pak një gjë e tillë nuk vlenë. E njëjta politikë vlen edhe sa i takon përzgjedhjes së garantuesit, apo ndërmarrjes se ku punon klienti.

Nga ana tjetër, shumë qytetarë për shkak kushteve të rrepta që kërkojnë bankat, japin dorëheqje dhe nuk kërkojnë kredi, edhe pse kanë nevojë për një gjë të tillë, sidomos në periudhën e cila konsiderohet si krizë ekonomike, posaçërisht për shtresat më të ulëta të qytetarëve. Ata thonë, se bankat kanë një politikë restriktive ndaj klientëve të tyre, duhet të jenë më liberale, meqë ekzistojnë për qytetarët e jo për shtetin.

”Kam nevojë, kush nuk ka nevojë në këtë shtet për kredi, por edhe ata nuk fitohen lehtë, është vështirë të vijmë deri te kredit shfrytëzuese, qoftë edhe për një vlerë minimale. Politika e bankave është e njëjtë me politikën e shtetit. Shteti të punëson përkohësisht, bankat nuk të ofrojnë lehtësime dhe kredi me arsyetim se nuk janë të sigurt se do të mund të kthehen në atë afat të përcaktuar me kontratën e punës”, shprehet shkupjani, Ilir Fazliu nga Shkupi. Ndërkaq, çdo i punësuar në Maqedoni i ka borxh bankave dhe se shifra mesatare e borxhit për çdo të punësuar është 1.700 euro. Kjo bëhet e ditur sipas statistikave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM). Sipas kësaj statistike këto borxhe janë krijuar për shkak të kredive. Një numër i madh i të punësuarve janë të përfshirë nëpër kredi, mirëpo ajo që është shqetësuese për bankat janë vonesat e pagesës së kësteve, apo në shumë raste edhe dështimi për të shlyer detyrimet. Deri në 10 për qind e kredi marrësve kanë probleme me shlyerjen e detyrimeve ndaj bankave. Bankat në Maqedoni aplikojnë kamata më të larta në krahasim me shtetet e tjera në rajon apo Evropë. Statistikat për rajonin lidhur me borxhet e qytetarëve ndaj bankave, thonë se në Greqi borxhi mesatar për çdo të punësuar ndaj bankave është 14 mijë euro, në Kroaci 10 mijë euro dhe Slloveni 7.200 euro. Qytetarët e këtyre vendeve janë më borxhlinj ndaj bankave.

Ndërkaq, sipas raportit të fundit vjetor të bankës Popullore për vitin 2009-të, borxhi i popullatës ndaj bankave të vendit ka arritur nivelin prej 59 % , ndërsa në strukturën e borxheve dominojnë kreditë e marra për nevoja të ndryshme të qytetarëve. Sipas raportit, numri i kredive të bllokuara, ka arritur në 9 %., kurse 7 % nga gjithsej 10 banka komerciale në Maqedoni kanë treguar humbje në punën e tyre apo fitim për 51 % më pak në krahasim me vitin 2008.

Publikuar: 14.10.2010 | 18:20
Lexuar: 623 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime