Këtë e komunikuan zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër i Financave, Zoran Stavreski dhe nënkryetari i BEI Dario Skanapienko, pas takimit të sotëm në Shkup.
Maqedonia e intensifikon bashkëpunimin me Bankën evropiane investuese. Krahas dy projekteve, në të cilat është e inkuadruar banka, në periudhën e ardhshme pritet mbështetje e projekteve në infrastrukturë, energjetikë, në infrastrukturën rrugore, si dhe në zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Këtë e komunikuan zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër i Financave, Zoran Stavreski dhe nënkryetari i BEI Dario Skanapienko, pas takimit të sotëm në Shkup.
BEI do të financojë pjesë të projektit për gazifikim të Maqedonisë, aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, hekurudhën drejt Bullgarisë, fazën e dytë dhe të tretë nga hidrosistemi Zletovicë, në burime të ripërtërira të energjisë, ndërsa është kontraktuar që të bëhet edhe plotësimi i linjës kreditore prej 100 milionë eurove për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të miratuar vitin e kaluar për përmirësimin e likuidimit të ndërmarrjeve për shkak të krizës ekonomike botërore.
Skanapienko theksoi se Banka evropiane investuese dëshrion që ta përforcojë bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare me Maqedoninë.
"BEI nuk ka linjë të epërme për vlerën e mjeteve financiare, të cilat do t'i miratonin, por nëse projektet janë të mira do t'i financojmë", tha Skanapienko.
Ai shprehu kënaqësi nga disiplina financiare e vendit gjatë krizës, si dhe kapacitetin që të mendojë në qëllime afatgjate gjatë krizës, si dhe nga realizimi i linjës kreditore prej 100 milionë eurosh dhe tha se mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si strumbullar i ekonomisë dhe krijues i vendeve të reja të punës do të vazhdojë.
Banka evropiane investuese së shpoejti duhet të japë miratim për financimin e korridorit K-10, respektivisht aksit rrugor Demir Kapi - Smokvicë, si dhe për përpunimin e fizibiliti studimeve për hekurudhën drejt Bullgarisë dhe projektin për gazifikimin e Maqedonisë.
Ministri i Financave, Zoran Stavreski theksoi se mjetet për gazifikimin do të përcaktohen pas përpunimit të fizibiliti studimeve. Në bazë të kornizës, shtoi ai, janë përcaktuar, por verifikim duhet të bëjnë institicuonet financiare, të cilat do të ishin të inkuadruara në financim, respektivisht BEI dhe BERZH.
Stavreski shprehu falenderim që BEI në këto dy vite, Maqedonisë i ka dhënë mbështetje me 150 milionë euro në dy projekte dhe shtoi se ekziston dëshirë e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit.
Nga viti 1998 BEI në Maqedoni ka investuar gjithsej 330 milionë euro në projekte të ndryshme.