Protesta e studentëve kosovarë i bashkohet asaj të një dite më parë në Tiranë, ku dhjetëra të rinj protestuan përpara Ambasadës Serbe kundër incidentit në Itali, ku ultrasit serbë shfaqën hapur, para gjithë botës urrejtjen për shqiptarët duke djegur flamurin kuq e zi.
Pas skandalit gjatë përballjes Itali - Serbi në të cilin u dogj flamuri shqiptar, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka ftuar qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër siç thuhet ksenofobisë serbe.
Tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë te Qendra Tregtare Çairçanja, me fillim në ora 12:30. Prej aty në mënyrë të organizuar protestuesit do të nisen drejt ambasadës serbe në Shkup.
Lëvizja ZGJOHU!m njfton në komunikatën e saj, përmes këtij tubimi të qytetarëve dëshiron të protestojë kundër shprehjes së urrejtjes së huliganëve serbë ndaj popullit shqiptar.
Sudentët protestojnë në Prishtinë kundër djegjes së flamurit shqiptar
- Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar pasditen e sotme në qendër të Prishtinës kundër djegies së flamurit shqiptar nga ana e tifozëve serbë mbrëmjen e së martës në Itali.
Protesta e studentëve kosovarë i bashkohet asaj të një dite më parë në Tiranë, ku dhjetëra të rinj protestuan përpara Ambasadës Serbe kundër incidentit në Itali, ku ultrasit serbë shfaqën hapur, para gjithë botës urrejtjen për shqiptarët duke djegur flamurin kuq e zi.
Të rinjtë dogjën flamurin serb, në shenjë revolte për atë që ndodhi në stadiumin e Xhenovës.