E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Librat e këtillë janë të ralla shprehet recenzenti i librit prof dr, Ylber Sela. Ai më tej ka theksuar se ky është një gërshetim i përvojës si ambassador, diplomat dhe personal i autorit Reka.
Promovohet libri i Prof. Dr. Blerim Reka-s









Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit te Unionit Evropjan, është titulli i librit të ish ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel Blerim Reka. Në këtë libër qartazi shpjegohet se procesi i integrimit në UE nuk është një process teknik por parasëgjithash një proses gjeopolitik shprehet autori.

Sa i përket procesit integrues të Maqedonisë autori ka theksuar se porosia e Brukselit është e qartë.

“Këtë e kam dokumentuar me shtatë valët e integrimit përkatësisht të zgjerimit të deritashëm të UE-së, dhe këtë e dëshmojnë edhe rastet e fundit të pengesave që bëhen në procesin e zgjerimit.

Merrni vetëm rastin e Kosovës dhe e shihni se ajo është viktimë e mosnjohjes nga 5 shtete anëtare të UE-së. Me fjalë tjera unë konsideroj se po teknika është e rëndësishme për secilin shtet aspirant por megjithatë procesin e udhëheq gjeopolitika.

Ju e shihni se porosia e Brukselit për Maqedoninë është shumë e qartë si për NATO poashtu edhe për UE, pa zgjidhjen e kontestit të emrit Maqedonia nuk mundë të shpreson në ecjen përpara.”, thotë Prof Dr. Blerim Reka, autor.

Librat e këtillë janë të ralla shprehet recenzenti i librit prof dr, Ylber Sela. Ai më tej ka theksuar se ky është një gërshetim i përvojës si ambassador, diplomat dhe personal i autorit Reka.

“Botimet e këtilla sic është ky i profesorit janë të ralla, me një shtëpi botuese me famë në Bruksel tregon qartë se libri Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit kanë kaluar kufijt rajonal.

Ka një peshë të madhe me përmasa evropjane që paraqet një punë të cmuar dhe të sukses`shme të angazhimit akademik diplomatic dhe personal të autorit", thotë prof. dr. Ylber Sela, recenzent.
Libri Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit te Unionit Evropjan, është botuar nga shtëpia botuese ASPECT e Brukselit.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 14.10.2010 | 19:53
Lexuar: 688 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime