Douglas duket shumë i zbehur, i tretur. Ai ka tentuar që të fsheh fytyrën me kapelën e bejsbollit, mirëpo paparazzët sërish kanë arritur të fotografojnë fytyrën e tij të lodhur.
Michael Douglas i cili lufton më kancerin në fyt, ka përfunduar në kemoterapi, mirëpo fatmirësishtë shansat janë të mëdha për tu shëruar.
Si duket, sëmundja ka lënë shenja të mëdha te aktori i mirënjohur të cilin paparazzët e kanë fotografuar duke dalë nga shtëpia e tij në Nju Jork.
Douglas duket shumë i zbehur, i tretur. Ai ka tentuar që të fsheh fytyrën me kapelën e bejsbollit, mirëpo paparazzët sërish kanë arritur të fotografojnë fytyrën e tij të lodhur.
Michael Douglas është shumë optimist për jetën e tij dhe thotë se do të fitojë me sëmundjen, mirëpo miqt e tij thonë se nga ajo që shihet, ai është në gjendje të rëndë.
Bashkëshortja e tij, Catherina Zeta Jones i është përkushtuar plotësishtë burrit të saj, ndërsa ka refuzuar shumë role.