Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Strugë, ka organizuar një tubim përkujtimor në nderim të jetës dhe veprës së mësuesit , njërit nga 200 pëllumbat e Parnasit të arsimit shqip, Myfit Sinojmerit, në 55 vjetorin e vrasjes së tij.
OZNA i përgatiti kurthin, u vra nga dora e një shqipfolësi
Femi Arifi
Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Strugë, ka organizuar një tubim përkujtimor në nderim të jetës dhe veprës së mësuesit , njërit nga 200 pëllumbat e Parnasit të arsimit shqip, Myfit Sinojmerit, në 55 vjetorin e vrasjes së tij. Sot më 14shkurt 2009 u mbushën plot 55 vjet nga vrasja tinëzare e gjirokastritit, Myfit Sinojmeri, nga dora kriminale e një shqipfolësi, tha në fillim të fjalës së tij Tahir Hoda, para të pranishmëve të shumtë.
Myfit Sinojmeri u lind në vitin 1923 në Gjirokastër, ndërsa në trevat etnike lindore shqiptare erdhi aty kah fundi I vitit 1941, për të përhapur arsimin shqip së bashku me 200 pëllumbat e Parnasit të arsimit shqip, si] do të shprehej më vonë në Shejzat, arkitekti I kësaj nisme, Ernest Koliqi, Ministër i Arsimit në Qeverinë e Tiranës në vitin 1941, theksoi tahir Hoda, duke shtuar se ai pas Luftës së Dytë Botërore punoi në Kërçovë dhe në Tetovë, ndërsa pak më vonë u transferua në qytetin buzë gjolit, të rilindasit strugan, Dr Ibrahim Temo.
Duke folur më tej për jetën dhe aktivitetin e tij arsimor dhe kulturor, Tahir Hoda theksoi se, në Strugë, Sinojmeri krijoi një rreth të gjerë miqsh dhe shokësh. Aty u njoh me Nesrinën, të bijën e pishtarit të arsimit, Belul Efendiut, me të cilën u martua dhe pati dy vajza, Dhuratën dhe Vildanen. Në Strugë ai u angazhua në shkollën shtatëvje]are Liria, ish shkolla Kongresi I Manastirit në detyrën e arsimtarit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të disa lëndëve të tjera.
Ish nxënësit e tij, prof. Nexhat Musatafa, Syrija Imami, Hysen Suldashi, Petrit Bauta, Sejdin Lloga, Emin Polisi e shumë të tjerë, folën me admirim të papërshkruar për një model prej arsimtari që ia patën lakmi të gjithë ata që patën fatin të jenë shokë pune e miq në jetën e përditshme
I riu gjirokastrit, gjatë viteve që qëndroi në Strugë, gëzonte autoritet, dhe ]mohej për sjelljen e tij me edukatë. Ai adhuronte poezinë, sidomos atë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të cilën me kënaqësi dhe me emocione të ve]anta ua recitonte nxënësve të tij, tha Hoda.
Në vijim të referatit të tij kushtuar figurës së mësuesit Sinojmeri. Tahir Hoda, theksoi se në shtatorin e vitit 1953, autoritetevetë pushtetit sllavo-maqedonas u ra në sy aktiviteti I ngjeshur I Myfit Sinojmerit, ndaj dhe OZNA dhe UDB-ja e hoqën nga detyra e shenjtë e mësuesit, duke e angazhuar në adninistratë.
Pas Informbyrosë, marëdhëniet shqiptaro-jugosllave u acaruan tej mase, ndërsa ai refuzoi ta pranonte shtetësinë jugosllave. Për këtë e transferuan në Zhitoshë të Krushevës, ku u prit shumë ngrohtë nga nxënësit dhe fshatarët. Për taeliminuar edhe fizikisht OZNA ia përgatiti kurthin dhe u vra tinëzisht nga dora e një shqipfolësi, më 14 shkurt të vitit 1954, tha ndër të tjera Tahir Hoda.
Më pas nxënësi Dren Dervishi, me mjeshtërinë e pazakontë për moshën e tij deklamoi poemën e Mitrush kutelit për Kosovën, si dhe poezinë Kor]a, ndërsa kujtime për mësuesin e tyre Myfit Sinojmeri, evokuan ish nxënësit e tij, Idriz Sela, Fuat Dika etj.