Nën moton "Kërko të drejtat e tua dhe të drejtat e vajzës tënde për arsim" sot në Strumicë do të shënohet 15 Tetori - Dita ndërkombëtare e gruas rurale.
Në manifestimin që me të tretën herë me radhë e organizon Federata e fermerëve të RM-së, do të marrin pjesë gra-fermere nga të gjitha rajonet e Maqedonisë, por edhe përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore dhe institucioneve të tjera të cilat bashkëpunojnë me popullatën rurale.
Programi parashikon mbajtjen e tribunës me temë "Ndërtimi i ardhmërisë të qëndrueshme të grave rurale" dhe ndarje të mirënjohjeve pesë grave-fermere të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e bujqësisë.
Shoqatat bujqësore, madje, në stenda të caktuara do të prezantojnë aktivitetet e tyre.
Dita ndërkombëtare e gruas rurale qëllimi i të cilit është të theksohet roli i grave nga rajonet më dobët të zhvilluara në prodhimin e sigurinë e ushqimit shënohet nga viti 2008. Data 15 tetori është zgjedhur qëllimisht si prijës i 16 Tetorit Ditës botërore të ushqimit.
Gruaja rurale maqedonase, sipas ekspertëve, ende është margjinalizuar. Ajo është në pozitë inferiore, ndërsa roli i saj tradicional të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për familjen, e pengon në realizimin e ideve dhe bizneseve personale. Probleme më të mëdha ende ka rreth disponimit me pronën e cila në shumë përqindje të vogël është pronë e saj që i pamundëson të jetë shfrytëzues i linjave kreditore dhe resurseve tjera financiare për hapje të firmave ndërtim të fermave ose çfarëdo lloj punëtorish.