- Akademiku Zhivko Popov kirurg-urolog, dhe dr. Avzi Mustafa - metodist, janë fitues të çmimit shtetëror në fushën e shkencës dhe arsimit, vendosi Këshilli për ndarjen e çmimit.
Publikohen fituesit e çmimit shtetëror "23 Tetori" për vitin 2010
- Akademiku Zhivko Popov kirurg-urolog, dhe dr. Avzi Mustafa - metodist, janë fitues të çmimit shtetëror në fushën e shkencës dhe arsimit, vendosi Këshilli për ndarjen e çmimit.
Siç kumtoi Ministria e Kulturës, çmimi "23 Tetori" për realizimin në sferën e kulturës dhe artit i jepet shkrimtarit Ivan Çapovski.
Këshilli e ka marrë vendimin për fituesit e çmimit në seancën e mbajtur më 6 tetor. Çmimi ndahet për realizimet shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore historik të Republikës së Maqedonisë.