E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana tjetër, prokurori i cështjes ka deklaruar se akuzat që mund të rëndojnë mbi të pandehurin variojnë nga shkaktimi i dëmeve dhe shkelja e normave të rendit publik deri tek rezistenca ndaj zyrtarëve publikë.
Itali, nis marrja nė pyetje e huliganėve










Ka nisur mëngjesin e sotëm në burgun e Marasit, në Itali, marrja në pyetje e Ivan Bogdanovic dhe shtatë tifozëve serbë, të akuzuar për trazirat mbrëmjen e ndeshjes Itali-Serbi, njoftoi TCH.

Avokatët mbrojtës të Bogdanov kanë kërkuar një marrëveshje për dy vjet burg dhe më pas dëbim, duke u bazuar në faktin se është një person i huaj.

Nga ana tjetër, prokurori i cështjes ka deklaruar se akuzat që mund të rëndojnë mbi të pandehurin variojnë nga shkaktimi i dëmeve dhe shkelja e normave të rendit publik deri tek rezistenca ndaj zyrtarëve publikë.

Bogdanov, i cili u etiketua nga mediat italiane me nofkën “bisha”, rrezikon nga një deri në katër vjet burg, dënim ky që mund të rritet në bazë të sjelljes.

Për shkak se dogji flamurin shqiptar në stadiumin e Xhenovës, autoritetet italiane e kanë transferuar atë në një qeli izolimi të sektorit femëror, nga frika se mos përplaset me të burgosur shqiptarë.

Publikuar: 15.10.2010 | 14:21
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime