"Gazetarët nuk janë megafona, propagatorë ose persona për marrëdhënie me publikun të pronarëve të mediave. U bëjmë thirrje të gjithë kolegëve gazetarë të refuzojnë çfarëdo detyrë pune e cila nuk është në pajtim me standardet e gazetarisë profesionale dhe etike", qëndron në kumtesë.
- Me rastin e sulmeve publike dhe llogarive reciproke të mediave në Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Instituti i Mediave të Maqedonisë (IMM) dhe Qendra për Zhvillimin e Mediave (QZHM) e dënojnë përzierjen e gazetarëve dhe kryeredaktorëve në përlasjen ndërmjet pronarëve të mediave.
Sipas kumtesës së SHGM-së, IMM-së dhe QZHM-së, ajo pamundëson që gazetarët ta kryejnë detyrën me integritet profesional, përgjegjësi, pavarësi, dhe në funksion të interesit publik.
"Gazetarët nuk janë megafona, propagatorë ose persona për marrëdhënie me publikun të pronarëve të mediave. U bëjmë thirrje të gjithë kolegëve gazetarë të refuzojnë çfarëdo detyrë pune e cila nuk është në pajtim me standardet e gazetarisë profesionale dhe etike", qëndron në kumtesë.
Ato apelojnë deri te pronarët e mediave që të ndërpresin me llogaritë publike mes vete, ndërsa institucionet kompetente t'i japin fund kaosit i cili ekzistojnë dhe funksionojnë mediat në Maqedoni.
"Tolerimi në paligjësinë në hapësirën e mediave e prish kredibilitetin moral dhe profesional në Maqedoni, rezulton me rënien e standardeve të profesionit dhe cilësisë së ulët të prodhimit gazetaresk, i ngarkuar me kanosje, tensione, frikë e gazetarëve për vendet e punës", përmendet në kumtesë.